E Diel, 1 Nëntor 2026

Per Dinamon nis malorja

Me vetem nje pike avantazh ndaj vlonjateve Dinamo ndaj tyre humbi 1-0 ne kryeqytet ne javen e pare trajneri argjentinas Luis Manuel Blanko - rikthehet ne bankine pas plotesimi te pezullimit - ka filluar te ndjeje presionin e nje transferte te veshtire dhe per me teper ndaj nje skuadre qe humbi thellesisht 4-0 ndaj Flamurtarit ne fundjave e qe do te beje ceshte e mundur per te rregulluar imazhin. Gjithsesi argjentinasi i katert ne stolin dinamovit pas Pedro Pablo Paskulit Ramon Kabreros dhe Havier Marselo Zuletes qe te tre te deshtuar te blute beson se ne Korce skuadra e tij do te arrije fitoren e tete ne 11 ndeshje per me teper qe kampionet ne fuqi vijne pas barazimit surprize 3-3 me Lacin ne Qemal Stafa. Do te shkojme ne Korce per te luajtur futboll dhe per te marre tri piket kunder Skenderbeut. E di qe kjo do te jete nje ndeshje shume e forte por Dinamo eshte skuadra kampione dhe di te tregoje veten ne takime te medha - tha Blanko per mediat.

Ne fakt Dinamo do te luaje kunder ish-trajnerit qe u siguroi bluve titullin e 18-te ne historine klubit Shkelqim Muces nje njohes shume i mire i ambientit dinamovit pasi i drejtoi ata per nje periudhe prej 15 muajsh qysh kur u ul ne bankine si pasues i kroatit Zllatko Dalic ne shkurt te vitit 2009. Presioni ne perballjet e medha eshte i natyrshem dhe kjo i ndodhi edhe Skenderbeut ne humbjen me Flamurtarin por Blanko e perjashtoi mundesine qe skuadra e tij te bjere pre e kesaj situate psikologjike. Dinamo eshte skuadra kampione ka lojtare me pervoje dhe disa prej tyre luajne me Kombetaren ka zhvilluar ndeshje nderkombetare ne Kupat e Evropes dhe shume miqesore me kundershtare te forte te huaj - shtoi Blanko i cili beson se do te behet trajneri i dyte i huaj qe do te fitoje nje titull ne Shqiperi pas malazezit Dervish Haxhiosmanovic i cili fitoi me Vllaznine ne edicionin 2000-2001. Blanko dha edhe katershen e pretendenteve per titullin kampion duke futur sigurisht Dinamon aktualisht 23 pike Flamurtarin 22 Skenderbeun 19 dhe Tiranen 15.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›