E Diel, 1 Nëntor 2026

Diego Costa mbetet te Atletico

I konsideruar si një zbulim i sezonit të kaluar duke shënuar 20 gola në total me Atletico Madridin, sulmuesi Diego Costa është shndërruar në objektivin e shumë ekipeve, sidomos angleze. Lojtari 24 vjeçar kërkohet nga Liverpooli e Arsenali por Drejtori Sportiv i “Los Colchoneros”, Caminero vendos me një jo mbi këtë çështje.

“Diego Costa nuk shkon asgjëkundi sepse është shumë i rëndësishëm për Atletico Madridin. Klubi dhe trajneri e vlerësojnë shumë lojtarin dhe jemi të bindur se këtë vit do të shënojë akoma më shumë gola, është një pikë referuese për ekipin dhe tifozët.”

Gjithashtu drejtuesi madrilen pohoi se dyshja Villa-Costa është një nga sulmet më të forta në Spanjë prandaj edhe deshira e tifozëve është t’i shikojnë së bashku këtë vit në fushë të dy bomberët./indeksonline/ 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›