Skënderbeu kërkon historinë, mision i vështirë

Futbollistët e Skënderbeut zbresin në orën 20:00 në “Qemal Stafa” për ndeshjen e kthimit në turin e tretë eliminator të Ligës së Kampioneve. Ata sonte përballen me skuadrën e Shakjtor Karagandi.
Korçarët humbën 3-0 në ndeshjen e parë, duke e bërë të pakten në letër të pamundur kualifikimin. Kapiteni i ekipit të Skendërbeut Bledi Shkëmbi kërkon edhe ndihmën e Zotit për të bërë mrekullinë.
Skënderbeu edhe nëse eliminohet nga Kupa e Kampionëve do të vazhdojë aventurën në Europa League. Ekipi shqiptar prej një jave është stervitur në plazhin e Durrësit. Josa pritet të zbresë në fushë me një skuadër sulmuese.
Klubi i Skënderbeut bën me dije se do të jenë të pranishëm afro 5 mijë tifozë në ‘Qemal Stafa’./indeksonline/