Diego: Do bëjmë gjëra të mëdha
Mjafton të thuash Diego dhe tifozët e Juventusit ëndërrojnë me sy hapur: dy javë kampionat dhe ish-lojtari Verder Bremenit e ka marrë skuadrën për dore.
“Nuk e prisja që mbërritja ime të sillte kaq shumë entuzizazëm – thotë Diego -. Shpresoj që të gjithë së bashku, lojtarë e tifozë, të arijmë të bëjmë gjëra të mëdha. Unë jam shumë entuziast dhe kam besim. Dua të luaj një rol të rëndësishëm edhe në Ligën e Kampionëve.” Në lidhje me Del Pieron, Diego shprehet: “Kuptohemi shumë mirë me njëri-tjetrin.”
Braziliani nuk ka frikë nga përgjegjësitë e mëdha: “Jam ambicioz dhe nuk kënaqem vetëm me ndeshjet në kampionat apo në Kupën e Italisë, por aspiroj suksese të tjera me këtë fanellë.”
Sulmuesi juventin shton se të qenët pjesë e “Zonjës” për të është një ëndërr e kthyer në realitet. “Kemi një skuadër shumë cilësore, por gjithçka do të varet nga ajo që do të bëjmë në fushën e lojës. Kam shumë besim se mund t’ia dalim. Nuk ka dyshim se me afrimet e reja në skuadër, sidomos me Felipe Melon, Juventusi do të ketë një potencial më tepër në krahasim me sezonin e kaluar. Megjithatë, mendoj se edhe pa ne, ekipi do të ishte kompetitiv. Si unë ashtu edhe Felipe Melo jemi lojtarë që ndërthurrim teknikën me fantazinë, kjo është pothuajse gjenetike për brazilianët he gjithashtu do të kontribuojmë edhe me mentalitetin tonë fitues,”- vijoi Diego.
Deri tani, sulmuesi brazilian ka luajtur pas Iakuintas dhe Amaurit, por mezi pret që në fushë të zbresë Del Piero. “Është një nder i madh për mua të luaj në të njëjtën skuadër me të. Ai është një lojtar i madh dhe jam i sigurt që në fushë do të kuptohemi mirë. Po ashtu, jam kuptuar edhe me Trezegenë dhe Iakuintan dhe të gjithë bashkë do të bëjmë gjëra të mëdha.”