E Shtunë, 31 Tetor 2026

Diego: Dua të rri te Juventusi

Paraqitja e 25-vjeçarit në sezonin e parë në Torino nuk ishte ajo që pritej kur u mor nga Verder Bremeni për 24.5 milionë euro verën e kaluar dhe drejtuesit e Juves e kanë vënë në listën e atyre që mund të largohen. Por megjithëse e ardhmja duket larg Italisë, lojtari shpreson se do të vazhdojë të jetë pjesë e “Zonjës”.

“Vjet firmosa një kontratë pesë vjeçare dhe dua të qëndroj. E di që një ditë do të luaj në Brazil, por jo tani”, pohoi mesfushori për të përditshmen sportive torineze “Tuttosport”. I të njëjtit mendim është edhe agjenti i futbollistit: “Juventusi nuk i shet kurrë lojtarët e mëdhenj. Jam i sigurt që Diego nuk do të largohet”.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›