Na lënduan kritikat

Ylli argjentinas, Lionel Messi nuk i ka harruar ende kritikat që arrinin në drejtim të përfaqësueses argjentinase, por edhe ndaj vetë tij nga populli argjentinas dhe më gjerë. Por, pas fitores minimale ndaj Nigerisë, futbollisti më i mirë në botë shpreson që gjërat të ndryshojnë.
“Do më pëlqente që tifozët e Kombëtares të më donin sikur ata të Barcelonës. Gjatë këtyre muajve, të gjithë ne, me Maradonën në krye, kemi qenë epiqendër e polemikave dhe e kritikave. Këto na kanë bërë të ndiheshim keq, na kanë lënduar shumë, por në fund ia kemi dalë t’i mblidhnim forcat dhe të rritemi si skuadër. Tash dëshirojmë vetëm të flasim në fushë dhe t’ua ndryshojmë mendjen njerëzve komplet”, tha sulmuesi shtatshkurtër në një intervistë për televizionin argjentinas TyC Sports.
Seleccion kishte probleme për t’u kualifikuar në Botërorin 2010, ndërsa e siguroi një biletë për në Afrikën e Jugut vetëm në xhiron e fundit të kualifikimeve, në Zonën e Amerikës Jugore. Mirëpo, edhe pse e mposhti Nigerinë, ekipi i Diego Armando Maradonës nuk bindi gjithaq me formën e vet.