E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aksioni kundër ndërtimeve, plumba fadromistit

Gjatë aksionit të sotëm në Pyllin e Sodës, një fadromist që po bënte shembjen e banesave është qëlluar me armë, por fatmirësisht plumbat nuk kanë mundur ta kapin.

Mbi pesë plumba janë drejtuar ndaj shoferit të fadromës, i cili me sa duket ka qenë shumë me fat. Plumbat janë shkrepur nga njëri prej banorëve të zonën, në përpjekje për të penguar prishjen e këtyre ndërtimeve. Autori i kësaj ngjarje është Mariglen Xhezaj, shefi i Policisë Rrugore Ushtarake në Vlorë.

Për këtë arsye, është shoqëruar edhe i vëllai i tij, me profesion policia në Gjirokastër. Gjithashtu janë shoqëruar edhe tre persona të tjerë pasi kanë kundërshtuar me dhunë punonjësit e forcave të rendit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›