E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kina, sponsor i Koresë

Pesë ditë pasi arriti në Botëror, skuadra nga shteti me diktaturë më të egër në botë ka qenë totalisht e mbyllur për media. Ata kanë bërë paraqitjen e dytë pas 44 viteve në Botëror, përderisa kanë kërkuar që të stërviten në sesione të mbyllur, të ruajtur nga policia dhe prapë pas ndeshjes me Brazilin mediat nuk lejohen të vizitojnë ushtrimet e skuadrës.

Të mbuluar me sekrete, paraqitja e tyre është bërë edhe më e vështirë për shkak të tensioneve të fundit në gadishullin korean, kur fqinji i tyre Koreja Jugore i ka akuzuar se ia ka mbytur 46 ushtarë në një nëndetëse.

Paraqitja në Botëror e kësaj skuadre, e cila arriti të shënojë një gol kundër Brazilit, në fillim ishte thënë se nuk do të ketë asnjë adhurues pasi që shteti i tyre nuk lejon që qytetarët e tij të kalojnë kufirin shtetëror. Madje, edhe transmetimi i ndeshjeve të Botërorit në Korenë Veriore është i ndaluara me përjashtim të ndeshjeve të Kombëtares së tyre.

Por, për Korenë Veriore ka dalë një përkrahës. Kjo është Kina e cila ka dërguar 1005 qytetarë koreano-veriorë që banojnë në Kinë, ku përfshihen edhe aktorë dhe këngëtarë, për të bërë tifozllëk për koreano-veriorët.

Koreja Veriore renditet si skuadra e 105’të në botë, duke e bërë atë njërën prej skuadrave me rangimin më të ulët që merr pjesë në një botëror, ku marrin pjesë 32 skuadra më të mira të botës.

Ata janë në një grup shumë të vështirë, i cili quhet “Grupi i vdekjes”, me kundërshtarë të rrezikshëm si Brazili, Portugalia dhe ekipi më i mirë i Afrikës, Bregu i Fildishtë.

Por, skuadra është e famshme për repartin e tyre defansiv, pasi që janë ushtruar nga ushtria, gjë që i ka dhënë atyre një repart shumë të fortë në mbrojtje. Ata arritën në Botëror duke shënuar shumë pak gola, me barazime dhe mbrojtje.

Skandali kishte ndodhur kur gjatë ndeshjes përgatitore me Greqinë, koreano-veriorët ishin paraqitur me fanella të kuqe amatore të bëra nga kompania baske Astore. Drejtori i kësaj kompanie më të parë fanellat kishte thënë se ai nuk ka marrëveshje zyrtare me Korenë Veriore. Ai ka thënë se kanë përfaqësi në kufi të Koresë, në Kinë, me një kompani që shet lloje të këtilla të fanellave, të cilat Kombëtarja koreane i ka përdorë gjatë kualifikimeve.

Pas ndeshjes kishte reaguar prapë Kina dhe bashkë me Federatën e Koresë Veriore lidhën kontratë me kompaninë Legea SRL.

Lerenzo Grimaldi, menaxher i marketingut në Legea, tha se pas ndeshjes me Greqinë, Koreja Veriore ka nënshkruar kontratë më koreanët.

Problemi më i madh, sipas Grimaldit, ka qenë çmimi i fanellave që ka kushtuar 45 deri në 62 dollarë, para të cilat Federata e Koresë nuk ka mundur që t’i sigurojë.

Një përfaqësues i Federatës së Republikës ka thënë se kjo ka qenë sfidë për Korenë Veriore dhe ekonominë e saj.

Noon-an, një kinez, thotë se ata nuk kanë bakshishe për lojtarët e tyre dhe kjo mund të jetë problem për ta, pasi që qeveria e këtij vendi nuk merr vesh shumë për zhvillimin ekonomik për shkak se shteti i tyre është i mbyllur.

Deri tani Federata e Futbollit e këtij shteti kishte blerë fanella për skuadrën e tyre që nuk kushtonin më shumë se 12 dollarë.

“Ne jemi kompani e futbollit”, thotë Smith. “Ne nuk bëjmë politikë. Ne shesim fanella të kualitetit të lartë”.

“Nëse për Iranin, Venezuelën apo disa shtete të tjera që janë të mbyllura në ndjekim politika të njëjta, as varfëria e Koresë nuk na intereson. Ne i dëshirojmë paratë”, tha Smith.

Futbolli është loja më e popullarizuar në Korenë e Veriut, mirëpo Kombëtarja ishte ndaluar për të luajtur jashtë vendit pasi që në garë filluan të marrin pjesë Koreja Jugore dhe Japonia. Ata iu kthyen futbollit ndërkombëtar në vitin 1999.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›