E Shtunë, 31 Tetor 2026

Napoli merr shërbimet e sulmuesit Kualjarela

Napoli - Fabio Kualjaraela është goditja e parë e Napolit për këtë merkato të verës. Lajmi bëhet i ditur nga vetë presidenti i Udinezes, Xhanpaolo Pozo, i cili pati kërkuar për kartonin e futbollistit të tij plot 25 milionë euro. Por, vetë Pozo pranon se ka pasur një ulje të vogël për shitjen e sulmuesit të përfaqësueses italiane.

Kualjarela ka firmosur një kontratë 5 vjeçare me klubin napolitan. Napoli këtë vit në kampionatin italian u rendit i 12-ti me 46 pikë. Presidenti De Laurentis kërkon të ndërtojë për sezonin e ardhshëm një ekip i cili do të luftojë për një vend në Ligën e Kampioneve.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›