Diego: I trishtueshem largimi i Juventusit, nga Champions
Braziliani i Juves u shpreh i indinjuar ne lidhje me deshtimin e skuadres se tij, per nje vend ne Champions. "Juve zhvilloi nje sezon, ku kishte mundesi me shume dhe eshte vertet per te ardhur keq qe nuk do te jete sezonin tjeter ne Ligen e Kampioneve," - theksoi Diego. Braziliani u shpreh se disa luhatje te skuadres ne mesin e kampionatit ndikuan ne pozicionin aktual dhe tani eshte e pamundur, per te ndryshuar gjerat. Por Diego u shpreh optimist per te ardhmen e Juventusit, ne sezonin tjeter. Ai e cilesoi deshtimin e ketij viti, si mesimi me i mire, per te arritur maksimumin per vitin tjeter.