E Shtunë, 31 Tetor 2026

Guardiola: Reali ka shanse te barabarta per titull

Trajneri i Barcelones, Pep Guardiola u shpreh i lumtur me sezonin e Barcelones dhe deklaroi gjithashtu se Reali i Madridit kerkon titullin e Liges. "Reali i Madridit e meritonte te fitonte titullin, sepse ka nje skuader te madhe. Madje edhe nese ne e humbim ndeshjen, do te jete mjaft krenare ne vere. Nese do te me pyesni mua, dua te them se e meritonim per te fituar. Nese do te pyesni trajnerin e ekipit te Realit, Manuel Pelegrini, ai do te pergjigjet se e meritonte Reali". Ne respekt per rivalin e ketij sezoni, Guardiola foli ne lidhje me veshtiresite ne tre ndeshjet e fundit. "Kane mbetur edhe dy ndeshje dhe sipas medieve kalendari i ndeshjeve tona do te jete me i veshtire. Keshtu, nuk jemi favorite, sepse Tenerife po luan kartat e fundit per nje vend ne La Primera, kurse Sevilja deshiron qe te jete ne "Champions League" dhe do te shohim qe te mos gabojme ndaj Valadolidit." Sa i perket kthimit te Realit, Guardiola vlereson, duke theksuar: -"Ata kane nje skuader plot me virtyte". Perfundimisht, trajneri i Barcelones foli edhe ne lidhje me Ksavi Hernandezin, i cili po luan me Barcelonen, edhe pse eshte i demtuar ne fushen e blerte. "Ai deshironte te luante ne Kupen e Botes dhe i uroj gjithe te mirat."

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›