Morati: Jemi drejt titullit, problemi nuk na perket neve
Fitorja e Interit ndaj Lacios ka sjelle feste ne kampin zikalter por edhe gezim te kundershtari i kryesuesve ne ndeshjen e fundit, duke sjelle habi dhe polemika. Interi fitoi 2-0 ndaj Lacios dhe u rikthye ne krye te Seria A. Tifozet e Lacios nuk e kane dashur Romen kampione, ndaj edhe verdhekuqte kane protestuar per nje tolerim te skuadres se Lacios, ne perballjen e fundit me Interit. Nje dite pas fitores se Interit, ne "Olimpico", Masimo Morati reagon ne lidhje me polemikat me te fundit. - "Ky eshte nje problem qe i perket Lacios e Romes," - theksoi presidenti zikalter. Keshtu, Morati ka dashur qe te perqendroje vemendjen nga problemet e skuadres se tij dhe objektivat qe ka per te arritur ne fund te ketij sezoni. Aktualisht ai sheh dy probleme te Interi: Murinjon dhe Balotelin. Ne lidhje me trajnerin portugez, Morati deklaroi: "Ai ka nje kontrate qe e mban te lidhur, edhe tre vite te tjera, ne Milano. Me tej te shohim". Mbi "Super-Marion": - "Ka kaluar momenti i veprimit te lojtarit ndaj tifozeve dhe eshte vendosur paqja e duhur". Para se te pretendoje titullin kampion dhe "Champions", Interi do te luaje ne mesjave, ne finalen e Kupes se Italise. "Te merkuren do te luajme nje beteje te vertete, nje ndeshje ndaj Romes te cilen skuadra jone deshiron ta fitoj dhe te luaje mire, pasi kemi edhe ekipin rival te ketij sezoni", - u shpreh numri nje i ekipit zikalter. Ne 22 maj do te luhet finalja e Liges se Kampioneve, mes Interit dhe Bajernit te Mynihut. Zikalterit kane shansin e arte, per te seleksionuar trofeun e trete, pas nje periudhe shume te gjate. "Ka akoma kohe per finalen, nderkohe qe besoj se skuadra jone e ka merituar finalen". Interi ndodhet shume prane fitimit te tre trofeve, ne te njejten kohe.