Diego Militos ndjen mungesen e Murinjos
Forma jo e mire qe po kalon Diego Milito vazhdon te jete teme bisede tek Interi. Marredheniet e sulmuesit me trajnerin Rafa Benitez nuk jane nder me te mirat. Edhe pse gjate vitit te kaluar argjentinasi ishte goleadori i zikalterve ne tripleten historike me teknikun spanjoll ai nuk ndihet nje lojtar i rendesishem. Ne momentin e zevendesimit ne sfiden me Palermon Milito iu drejtuar Benitezit duke i thene Po perse me zevendeson gjithmone mua. Ne kete ceshtje ka nderhyre edhe menaxheri i 31-vjecarit Fernando Hidalgo qe gjate nje interviste per Corriere dello Sport hapi polemiken e radhes tek Interi. Ai deklaroi Murinjo arrinte ta bente qe ai te ndihej sulmuesi me i mire ne bote por mbi te gjitha shume te nevojshem per skuadren. Tashme qe ka ardhur Benitez kjo gje nuk po ndodh me. Diego ndihet gjithe kohen nen tension Mou i jepte qetesine e nevojshme per te qene rezultativ ne fushe. Me tej Hidalgo shtoi Milito nuk ndihet i qete por momente te tilla i ndodhin cdo profesionisti. Ai ka nevoje per mbeshtetjen e trajnerit per te dhene maksimumin. Keto deklarata te menaxherit rrezikojne te prishin marredhenien ndermjet Interit dhe sulmuesit.