E Shtunë, 31 Tetor 2026

Uganda kërkon Haradinajn si ndërmjetës për paqen

Prishtinë- Kryengritësit myslimanë në Ugandë kanë kërkuar që Ramush Haradinaj, ish-kryeministër i Kosovës, të ndërmjetësojë në bisedimet paqësore me Qeverinë, raporton Agjencia France-Press.
Sipas zëdhënësit të kryengritësve, kandidatura e Haradinajt është e përshtatshme, pasi ai ka kaluar nëpër shumë përvoja, përfshirë edhe atë të luftëtarit.

Agjencia France-Press citon ministrin e shtetit për çështje të brendshme të Ugandës, Matiah Kasiaj, të ketë thënë se nuk ka asnjë kundërshtim ndaj zgjedhjes së Haradinajt. Kasiaj gjithashtu ka thënë se Qeveria e Ugandës planifikon të dërgojë një delegacion për të takuar Ramush Haradinajn.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›