E Diel, 1 Nëntor 2026

Diego: Reali më i miri, por s’është i pamposhtur

Mesfushori Diego është i vetëdijshëm se Atletico Madridi do të përballet sonte ndaj ekipit më të mirë në Spanjë në Vicente Calderon, por braziliani insiston se madrilenët nuk janë të pamposhtur.

Edhe pse djelmoshat e Jose Mourinhos kanë barazuar në tri nga pesë ndeshjet e fundit në La Liga, ata mbeten katër pikë përpara Barcelonës.

“Ne do të përballemi me ekipin më të mirë në ligë, por ne do të shkojmë për fitore dhe të shohim se çka do të ndodh”, ka thënë ish futbollisti i Werder Bremenit, Juventusit dhe Wolfsburgut për Radio Marca.

- “Reali nuk është i pamposhtur, por ai është lider dhe duhet ta respektojmë për këtë. Mirëpo, ne nuk duhet të harrojmë se do të luajmë në shtëpi dhe kjo do në motivojë ne. Është e qartë se ka kaluar një kohë e gjatë që nuk e kemi mposhtur Realin, por nuk jemi në ankth. Jemi mjaft të motivuar dhe shpresojmë që ta ndërpresim këtë seri”, përfundoi përfaqësuesi brazilian.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›