E Shtunë, 31 Tetor 2026

Wenger: Nuk dua të përfundojë sezoni

Menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger, thotë se ai do të preferonte që sezoni të zgjasë edhe më shumë, për shkak të formës që po kalon skuadra e tij.

Pas një fillimi të vështirë jashtë top katërshit, Arsenali është rikthyer për t`u pozicionuar i treti me edhe gjashtë ndeshje të mbetura në Premier Ligën.

“Kjo skuadër është zhvilluar në dy ose tre muajt e fundit dhe është për të ardhur keq që distanca deri në fund të sezonit nuk është e madhe”.

“Ne jemi dhjetë pikë prapa Cityt tani, që është mrekulli kur mendoni se ku ishim në fillim të sezonit”, ka thënë Wenger.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›