Redknapp: Duhet të ruajmë pozitën e katërt

Menaxheri i Tottenhamit, Harry Redknapp, thotë se ekipi i tij po lufton për të mbajtur pozitën e katërt pas disfatës befasuese nga Norwich City.
“Ne nuk kemi qenë në formë të keqe në disa javët e kaluar, por sot ishte një hap prapa. Ne kishim një ditë të keqe”.
“Ende ka për t`u luajtur. Do të jetë një garë e ngushtë, por ka edhe pesë ndeshje të mbetura. Do të jetë skuadra e cila e kërkon këtë gjë më shumë”.
“Ne do të pranonim të përfundojmë të katërt, futbolli në Ligën e Kampionëve është kyç. Do të më pëlqente të përfundoj mbi Arsenalin, por do të jetë vështirë tani”.
“Ende mund të ndodhë gjithçka Chelsea duhet të luajë ndaj Arsenalit, Newcastle të luajë ndaj Chelseat. Chelsea duhet të luajë në udhëtim te Liverpooli, prandaj kush e di?”, ka thënë Redknapp.