E Shtunë, 31 Tetor 2026

Diego: Vetëbesimi jonë po rritet

Mesfushori i Atletico Madrid, Diego, thotë se ekipi i tij i ri është në rrugë të duhur pas fitores 1-0 ndaj Celtic në Europa League.

Arda Turan shënoi golin e vetëm të ndeshjes që i siguroi Atleticos vend në fazën eliminuese me edhe një ndeshje të mbetur në fazën e grupeve.

“Ne arritëm qëllimin tonë sot, prandaj jam shumë i lumtur. Kjo ishte një fitore shumë e rëndësishme, që na lejoi neve të shtojmë besimin. Ne po zhvillohemi. Ne u përballëm me një ekip shumë të fuqishëm në shtëpi sot”, ka deklaruar Diego.

Atletico do të presë Rennes në ndeshjen e fundit të fazës grupore, derisa Celtic do të vizitojë Udinesen.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›