E Shtunë, 31 Tetor 2026

AK:Të parët në Europë për korrupsion, të fundit për anëtarësim

Aleanca “Kuq e Zi” ka reaguar sot në lidhje me raportin e Transparency International për Shqipërinë ku vendi ynë u radhit në vendin e 95-të.
Aleanca bën fajtore politikën shqiptare për nivelin e korrupsionit në Shqipëri ndërsa thekson se në 99 vjet pavarësi, niveli i korrupsionit kap shifrën e 99-të përqindëshit.
 

“Shqipëria dhe Kosova janë dy shtetet e fundit në Europë në indeksin e korrupsionit. Politika na rreshtoi me Kiribatin, Indinë dhe Tongan. Niveli i 99-të i korrupsionit është një faqe e zezë në historinë e politikës shqiptare” thekson AK-ja
 

Më tej aleanca thekson se të dyja shtetet shqiptare, Shqipëria dhe Kosova ndërsa janë të parat në Europë për korrupsionin janë edhe të fundit në rrugën e integrimit në Bashkimin Europian.
 

“Shqipëria nuk bëhet me këtë klasë politike. Ne i premtojmë qytetarëve një Shqipëri tjetër” thekson AK-ja ndërsa shton se do të bëhet aleancë me Brukselin për integrimin në Bashkimin Europian.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›