Diego preferon Wolfsburgun

Mesfushori brazilian Diego dëshiron të mbetet në Wolfsburg. Pas largimit të trajnerit Felix Magath, përfaqësuesi brazilian e ka gjetur rehatinë dhe po shkëlqen në fanellën e ekipit gjerman, pasi u huazua për një sezon tek Atletico Madridi.
“Nënshkrimi i kontratës së re me Wolfsburgun është një ambicie imja. Është diçka në të cilën jam i koncentruar, por duhet të bëjmë një kampionat pozitiv, e më pas të mendojmë për të ardhmen”, deklaroi ish futbollisti i Werder Bremenit dhe Juventusit për të përditshmen gjermane Wolfsburger Allgemeine Zeitung.
Diego ka kontratë me ekipin nga Bundesliga deri në qershor të vitit 2014.