Diego shpreson që Juve të arrijë në 4 vendet e para
Mesfushori brazilian Diego thotë se Juventusi ende ka gjasa të arrijë në 4 vendet e para fundit të sezonit.
Bardhezinjtë aktualisht qëndrojnë në pozitën e gjashtë në Serie A, gjashtë pikë larg pozitës së katërt me vetëm tre ndeshje të mbetura këtë sezon.
"Ne kemi pasur ngritje dhe ulje këtë sezon dhe tani duhet të mendojmë për rikuperim. Ende kemi mundësinë të kualifikohemi në Ligën e Kampionëve dhe nuk duam të largojmë shikimin nga ky objektiv", ka thënë Diego.