Luhet sot ndeshja e krhimit, Barcelona-Inter
Rreth 8 mijë tifozë të Interit do të jenë sot të pranishëm në Kamp Nou të Barcelonës, për të ndjekur gjysmëfinalen e kthimit në Ligën e Kampioneve. Biletat janë bllokuar nga UEFA, ndërsa lajmërohet se stadiumi gjigand prej 100 mijë vendesh do të jetë plot e përplot, ndaj gjendja për interistët do të jetë e vështirë. Masa të jashtëzakonshme sigurie janë ndërmarrë, duke parë se edhe tensioni në Katalunjë është i madh, pasi shpresohet rikuperimi i humbjes 3-1 që skuadra blaugrana, pësoi një javë më parë në Milano.