E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tre-Oliç çon Bajernin në Madrid

www.albania-sport.com - Bajerni i Munihut u bë i pari ekip që preu biletën për në finalen e madhe të Ligës së Kampioneve në “Santiago Bernabeu” të Madridit, më 22 maj, pasi triumfoi 3-0 në “Gerland” kundër Olimpikut të Lionit (4-0 rezultati i përgjithshëm). Edhe pse pritej të ishte holandezi Arjen Roben protagonisti, sulmuesi kroat Ivica Oliç ishte edhe heroi i takimit, falë tripletës së mrekullueshme (25’, 67’ dhe 78’) kundër francezëve që luajtën nga minuta e 60-të pa kapitenin Kris. Bajerni, që e ka fituar katër herë Ligën e Kampioneve, mbërrin në finale pas nëntë vjetësh, kur për herë të fundit ishte në vitin 2001.
Burimi: Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter

E Marte, 27 Prill 2010
Shto dhe ti komentin tend Emri dhe e-maili

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›