E Shtunë, 31 Tetor 2026

Skënderbeu, kundër Shkumbinit fati i sezonit

www.albania-sport.com - Skënderbeu është përpara një sfide shumë të rëndësishme si ajo kundër Shkumbinit, ku skuadrës korçare nuk i lejohet të gabojë për herë të tretë rresht në shtëpi.

Në dy ndeshjet e fundit në Korçë, “djemtë e Red Bullit” humbën me Flamurtarin (0-1, java 27) dhe barazuan me Apoloninë (1-1, java 29), çka i kanë komplikuar jo pak pozitat e tyre edhe pas barazimit në Durrës me Teutën (0-0).

Trajneri i Skënderbeut, Mirel Josa (i treti sezonal): “Kemi përpara një takim të vështirë. Shkumbini është nga ato skuadra që duhet respektuar si një nga takimet më të mira të këtij kampionat”.

Shkumbini fitoi 1-0 ndeshjen e fundit, pikërisht ndaj kampiones së re të Shqipërisë, Dinamos, skuadër të cilën e eliminoi edhe nga Kupa e Shqipërisë (në çerekfinale), duke qenë i vetmi ekipi që i ka mundur katër herë blutë në këtë sezon.

Gjithsesi, Shkumbini është i vetmi ekip që nuk ka fituar asnjë ndeshje në transfertë (4 barazime, 10 humbje), duke qenë lojtari më pak efektiv jashtë shtëpisë.

Në dy takimet e para midis dy skuadrave: Shkumbini fitoi 1-0 në Peqin (faza e parë) dhe Skënderbeu fitoi 1-0 në Korçë (1-0).

Për Skënderbeun në ndeshjen kundër Shkumbinit do të mungojnë Markoviç (i dëmtuar) dhe Asllani (i pezulluar me kartonë).

Burimi: Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter

E Merkure, 28 Prill 2010
Shto dhe ti komentin tend Emri dhe e-maili

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›