E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dieta e ditëve të ftohta

Produktet bazë që duhen konsumuar gjatë stinës së dimrit janë ato të pasurat më karotina si karotat, kungujt, domatet, patatet, spinaqi, panxhari, brokoli, rrepat, etj.

Duhen zgjedhur fruta të pasura me vitaminë C, si agrumet, dhe me vitaminë E, që ndodhet te gruri, frutat e thata, vajin e ullirit dhe patatet.

Bashkë me të ftohtit rritet edhe nevoja e përditshme energjetike, sepse një pjesë e kalorive shërbejnë për të mbajtur trupin në temperaturë optimale.

Ja përse arrat, lajthitë, bajamet, kikirikët janë të këshillueshme, sepse përmbajnë një sasi të madhe acidesh yndyrore të rëndësishme për membranat qelizore, por dhe për një lëkurë të shëndetshme dhe të re.

Mëngjesi
Qumësht i skremuar (150 gramë)
Kafe
1 fetë buke e thekur
Marmelatë ose mjaltë (10 gramë)

Ose
Kos i skremuar (125 gramë)
Fruta të thata (100 gramë)
Çaj ose kafe me një lugë mjaltë
Vakti i ndërmjetëm (ora 11)
Lëng portokalli (150 grami)

Dreka

Zgjidh mes:
Spageti me domate dhe borzilok (80 gramë)
Pasta dhe fasule (40 gramë pastë; 130 gramë fasule të freskëta; 40 gramë fasule të thata)
Sallatë perimesh dimërore në avull:
Lulelakër ose brokoli (100 gramë)
Patate (100 gramë)
Karotë (100 gramë)
Qepë (100 gramë)

Sallatë me:
Kërpudha të prera (100 gramë)
Selino (100 gramë)
Djathë i grirë (100 gramë)
Vaj ulliri (10 gramë)
Lëng limoni
Bukë (50 gramë)
1 filxhan çaj i nxehtë me bimë tretëse

Pasditja

1 filxhan çaj me 3 biskota

Darka

Zgjidh mes pjatave të mëposhtme
-Supë:
1 vezë
Djathë furre (10 gramë)
Lëng mishi
Kripë dhe majdanoz i grirë
Krepa me kërpudha
Kofsha pule me limon:
1 kofshë pule
Lëng limoni
2 lugë vaj ulliri
Kripë dhe piper i zi
Skallop qengji me verë të bardhë:
Mish qengji (100 gramë)
Verë e bardhë
Vaj ulliri (5 gramë)
Kripë dhe piper

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›