Diego erdhi për Scudetto

Mesfushori i Juventusit, Diego ka thënë se erdhi në Torino për të fituar Scudetton dhe jo çmimin e golashënuesit më të mirë. Braziliani 24 vjeç, i transferuar nga Werder Bremen gjatë verës, është kritikuar së fundi për mosrealizimin e shpeshtë.
Por, në fundjavë kundër Atalantas ai shënoi golin e tij të tretë këtë sezon, ndërsa Juventus ngushtoi epërsinë e Interit në pesë pikë pas 12 xhirove. Më mungonte një gol, është e vërtetë. Është me rëndësi të shënosh, por më me rëndësi është të fitojmë, tha Diego për të përditshmen sportive italiane Tuttosport.
I pyetur nëse ndihej i obliguar të shënojë pasi Juventus pagoi 24.5 milionë euro për transferimin e tij, Diego u përgjigj: Jo, ne duhet të jemi më të pjekur. E dimë se golat do të vijnë herët ose vonë. Nuk kam ardhur këtu vetëm për të shënuar gola. Kjo është detyrë e Trezegues dhe Amaurit, ata njihen për këtë. Unë nuk jam sulmues, shtoi ai.
Sa i përket garës për titull, Diego është mjaft optimist. Kemi më tepër besim për ndeshjet e ardhshme. I besojmë vetvetes, përfundoi ai.