Dieta e paster vegjetariane dhe preferencat ndaj saj

Nese ish-Presidenti i Shteteve te Bashkuara dhe adhuruesi i deklaruar i hamburgerave Bill Klinton vendos te ndjeke dieten e paster vegjetariane per arsye shendetesore eshte koha per te hedhur nje veshtrim me nga afer. Nderkohe qe vegjetarianizmi i mirefillte fiton perkrahje edhe nga njerezit e famshem cilat jane dobite dhe problemet shendetesore te lidhura me kete diete pa mish dhe pa produktet bulmetore
Ish-Presidenti i Shteteve te Bashkuara Bill Klinton eshte ndoshta personi me i famshem ne bote qe ndjek dieten e paster vegjetariane. Ku ishte ne detyre zoti Klinton nuk e fshehte adhurimin e tij ndaj ushqimeve te pashendetshme sidomos ato me permbajtje te larte yndyrash si hamburgerat. Por qe nga koha e lenies se detyres ish-Presidenti ka patur dy nderhyrje ne zemer dhe pas keshillave mjekesore ai vendosi te fillonte dieten e paster vegjetariane. Zoti Klinton u zgjodh njeriu i vitit nga Organizata per Trajtimin Etik te Kafsheve PETA sipas se ciles dieta e tij e re kishte kursyer jeten e 200 kafsheve detare dhe tokesore ne vit.
Por vegjetarianizmi i mirefillte nuk parashikon vetem ngrenien e frutave dhe perimeve.
Restorantet si Simply Authentic Food i Londres jane te specializuara ne pergatitjen e pjatave vegjetariane. Ketu asgje nuk gatuhet ne temperature me te larte se 48 grade celcius dhe te gjitha ushqimet jane natyrale.
Por cfare mund te hane ndjekesit e kesaj diete
Xhein Klark dietologe ne kliniken Portobello perkufizon ushqimet qe parashikon dieta.
Dieta e paster vegjetariane eshte nje diete e rrepte dhe nuk permban asnje nga produktet bulmetore.
Shoqata e Vegjetarianeve thote se nje ndjekesit e dietes jane persona qe mundohen te jetojne pa shfrytezuar kafshet per te miren e kafsheve te njerezve dhe planetit. Vegjetarianet e mirefillte ushqehen vetem me produkte bimore pa konsumuar mish peshk bulmet veze apo mjalt. Ka dhe stile jetese te lidhura me dieten qe evitojne perdorimin e lekures leshit dhe mendafshit ne veshje.
Por me nje diete kaq te rrepte duhet patur kujdes per marrjen e mjaftueshme te vitaminave dhe ajo nuk eshte e pershtatshme per kedo.
Femijet duan kujdes te vecante para se te fillojne dieten e paster vegjetariane.
Zonja Klark paralajmeron
Ne kemi disa shqetesime lidhur me kete diete vecanerisht per femijet sepse burimet e hekurit jane ne nivele shume te uleta. Hekuri eshte nje mineral i nevojshem per te patur qeliza te gjakut te shendetshme dhe dieta e paster vegjetariane mund te mos ofroje hekur ne permbajtjen e saj.
Kjo diete mund te kete sasi te pamjaftueshme te kalciumit dhe te vitamines B12 prandaj dietologia Klark rekomandon konsumimin e produkteve alternative me sasi te shtuar te ketyre elementeve si dritherat apo marrjen e kokrrave plotesuese.
Ish-Presidenti Klinton nuk eshte i vetmi njeri i famshem qe ndjek kete diete. Kengetari i rokut Ozzy Osborne ka deklaruar se edhe ai ndjek dieten e paster vegjetariane. Edhe pse ka kaluar vetem rreth nje muaj qe kur ai ka filluar ai shprehet se ndihet mire qysh tani. Ai thote se kjo eshte nje menyre shume e mire per te ndaluar konsumin e ushqimeve te pashendetshme.
Por sa eshte e perhapur kultura e dietes se paster vegjetariane midis njerezve te famshem
Aktorja Rose McGowan thote se nuk eshte per te.
Nese do te isha nje person me i larte dhe me i forte ndoshta do tia arrija te isha pjese e asaj kulture por tani per tani jam dembele dhe me pelqejne kepucet e lekures.
Aktorja Selma Blair thote se pavaresisht se konsumon disa here mish vegjatarianizmi perben bazen e dietes se saj.
Une kam konsumuar dhe do te vazhdoj te konsumoj mish prandaj une nuk jam vegjetariane e mirefillte por pjesa me e madhe e dietes sime eshte vegjetariane.
Nderkohe qe njerezit e famshem kane veshtiresi te ndjekin dieten e rrepte vegjetariane sipas Shoqates se Vegjetarianeve vetem ne Britanine e Madhe ka mbi 150 mije njerez qe e zbatojne ate me sukses.
Pra duhet te behemi vegjetariane te mirefillte per arsye shendetesore Pergjigja sipas zonjes Klark eshte jo.
Une do ta rekomandoja kete diete per njerezit qe kane probleme morale mbi ngrenien e produkteve te kafsheve por jo sepse do te ishte zgjidhja e vetme per te qene te shendetshem.
Tani nuk ngelet tjeter vecse te shohim nese Ozi Ozborn do arrije te mbetet vegjetarian i mirefillte gjate Krishtlindjeve dhe Vitit te Ri.