OBSH ne perpjekje per te ulur vdekjen e nenave gjate lindjes
Organizata Boterore e Shendetesise llogarit se cdo minute nje grua vdes gjate shtatezanise dhe te tjerat vuajne nga infekisonet dhe semundje te ndryshme qe shoqerojne procesin e lindjes se femijes. Per te luftuar kete tragjedi boterore mbrojtesit e shendetit te nenes nga e gjithe bota u mblodhen se fundmi ne nje sipozium ne Uashington per te paraqitur strategjite e tyre per te shpetuar jetet e nenave te reja.
mimi i pare i konkursit te titulluar Shpetimi i Jeteve Gjate Lindjes- ku u paraqiten rreth 600 studime nga vende te ndryshme te botes-- shkoi tek Dr. Mishel McIntopsh dhe koleget e saj ne Universitetin Monash te Australise. Ata jane ideatoret e nje ilaci te ri qe permban oksitin i cili pakeson hemoragjine e pas-lindjes qe shkakton 25 te vdekjeve te nenave te reja anembane botes.
Ne do te prodhojme nje puder e cila do te permbaje oxitinen ne menyre qe nena te kete mundesi ta thithe ate dhe permes mushkrive ilaci Oxitin te hyje ne sistemin e qarkullimit e gjakut.
Organizata Boteroree Shendetesise thote se infeksionet abortet e pasigurta dhe komplikacionet e tjera jane shkaketare per rreth 70 te vdekjeve te tjera tek nenat e sapolindura. Ndaj prania e nje ekipi te afte gjate procesit te lindjes eshte kaq e rendesishme thote dr. Joi Lawn e organizates private Save the Children.
Nje investim i rendesishem ne shkalle globale eshte qe te permiresojme kujdesin gjate lindjeve duke patur aty njeriun e duhur me pajisjet dhe mbeshtetjen e duhur. Kjo eshte gjeja e vetme me e rendesishme qe shpeton jeten e nenes se re.
Dr. Owen Montgomery i Universitetit Drexel ne Filadelfia ka punuar per shendetin e nenave te reja ne Tanzani Mozambik dhe Gambia. Ai po punon per nje program i cili pergatit infermiere me pervoje se si te nderhyne ne situata te veshtira jete apo vdekje gjate procesit te lindjes.
.. Ky trajnim ndihmon infermieret qe te marin vendimin ne baze te pervojes se tyre se kur duhet kryer nje nderhyrje cezariane. Ky trainim zhvillohet nga infermiere me pervoje te cilat shpjegojne cka duhet bere bazuar tek anatomia e trupit te gruas dhe duke kryer nje nderhyrje cezariane ne nje kukull plastike.
Vishvajjet Kumar drejton Qendren per Shendetin e Nenes dhe Femijes ne Shivaghr ne Uttar Pradesh te Indise nje vend me perqindjen me te larte te vdekjeve tek nena dhe foshnjat e sapolindura. Ai thote se strategjite per shendetin e nenes te paraqitura ne kete sipozium do te jene te frytshme.
Shumica e studimeve te paraqitura ketu ofrojne mundesi te shumta. Per tu realizuar keto studime duhet mbeshtetja e komunitetit - pa perfshirjen e tij kjo pune eshte e kufizuar.
Organizata Boterore e Shendetetsise thote se eshte e angazhuar qe te plotesoje nje prej qellimeve te Zhvillimit te Mijevjecari te ule ndjeshem numrin e vdekjeve tek nenat e reja cdo vit me tre te katertat. Specialiste e shendetesise thone se ky eshte nje piksynim i arritshem.