E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dieta per ekuilibrimin e acidit ne trup

Jonida Tashi

Per te kuptuar kete diete duhet bere kujdes ne percaktimin e pozicionit tuaj. Pra, nese ju nuk keni asnje problem nga acidi i tepruar, mund edhe te mos e merrni kete iniciative. Por, nese e shikoni te arsyeshme, mund ta beni vetem per disa dite dhe te shikoni nese keni ndonje ndryshim ne trupin tuaj. Megjithate, dieta nuk eshte aspak e rrezikshme dhe nuk kufizon sasine e ushqimit qe duhet ngrene, por kufizon vetem ushqimet qe duhen ngrene per nje periudhe te caktuar kohe. Qellimi i kesaj diete eshte ekuilibrimi i raportit Acido/Baziko ne trupin tone, pa perdorur asnje ilaç qe eshte i demshem. Nese perdorim nje ushqim te ekuilibruar, ky acid mund te mos krijohet. Por kjo gje nuk u intereson shoqerive farmaceutike. Rrethi vicioz qe ndjekim zakonisht, mjek-farmaci, me dieten qe keshillohet, e humb rendesine e tij. Paraqitja te mjeku, gjetja e sakte e diagnozes dhe kurimi me metoda natyrale, eshte rruga me e mire per te ekuilibruar acidin ne trup.
Njohuri
Gjate nates trupi yne qendron ne pozicionin shtrire mbi krevat dhe te gjitha lengjet e trupit, sidomos lengjet tretese te stomakut (acidet), qendrojne per efekt rendese dhe ene komunikuese ne te njejtin nivel, ndersa me ngritjen nga pozicioni shtrire ne kembe, te gjitha keto lengje fillojne te levizin per efekt rendese ne pjesen e poshtme te trupit. Fakti qe kur ecim shume, apo qendrojme shume ne kembe na fryhen dhe na dhembin kembet, eshte pikerisht per kete efekt. Por ajo qe na intereson ne rastin tone jane acidet qe jane mbledhur ne stomak gjate nates. Stomaku leshon vazhdimisht lengjet e tij edhe gjate pushimit ne sasi te vogla, te cilat nepermjet valvules (e cila lejon kalimin e ushqimit vetem ne nje drejtim) se daljes se ushqimit nga stomaku hyjne ne zorren e trashe. Aty acidi duhet te neutralizohet nga lengjet e tjera, siç jane ato te temthit qe ulin dhe ndryshojne shkallen e acidit per te mos demtuar organizmin. Pikerisht per kete arsye, pak pas zgjimit kemi uri. Por duhet vepruar me kujdes. Sipas mjekeve, shume prej shqiptareve, ne te tilla raste pine nje teke raki per te djegur “mikrobet”, ose akoma me keq, nje kaçurrel, konjak si dhe nje dopio kafe dhe shkojne ne pune. Po sipas tyre, kjo do te thote te hedhesh benzine mbi zjarrin, prandaj dhe shume te rinj ne Shqiperi jane me ulcere ne stomak. Disa te tjere perdorin qumeshtin me biskota ne mengjes, gje qe shton perseri acidin, pasi qumeshti ka shume acid, sidomos ai i lopes.
Mengjesi
Sipas mjekeve, duhen ngrene dhe jo pire, proteina te cilat do t’u duhen per te perballuar punet gjate dites. Duhen ngrene proteina ne menyre qe te shfrytezoni acidin qe ndodhet ne stomak dhe ne rastin konkret per kuren duhet ngrene mish ose proshute “Parma” apo “San Daniele”, rreth 100 grame proshute te prera holle dhe te futura ne nje ose dy-tre panine. Organizmi yne tret me mire proshuten dhe ka nevoje per mish te gjalle, sesa te zier. Mund te perdoret edhe mishi i thate ne vend te proshutes, pasi ne te ndodhen edhe elemente ushqyes qe shkaterrohen me zierjen e tij. Per ata qe nuk kane mundesi t’i gjejne keto dy lloje proshutash, mund te perdorin mishin e pules (kofshet) pa lekure, i cili duhet ziere ne darke dhe duhet ngrohur ne mengjes me mikrovale. Per ata qe nuk kane mikrovale, duhet te jete dikush tjeter qe t’ia pergatise, sepse gjate kohes qe merreni me ngrohjen, minutat kalojne dhe acidi del nga stomaku. Kur hani me vonese ushqimi ben efekt te kundert, sepse pret ne stomak derisa ky i fundit te leshoje perseri lengje tretese. Mjeket keshillojne qe ne mengjes, sapo te çoheni ne kembe, brenda pese deri dhjete minutave duhet te keni ngrene nje nga variantet e mesiperme, pa asnje kufizim ne sasi. Hani derisa te ngopeni mire, me pas duhet te hani nje kokerr molle te verdhe. Por edhe ketu duhet te keni kujdes, sepse mollet duhet te jene shume te bera, pasi te paberat kane perqindje te larte acidi. Gjithashtu, molles duhet t’i hiqet lekura. Ky ushqim eshte i mjaftueshem deri ne dreke. Nese keni pak uri rreth ores nente-dhjete mund te hani te njejten gje, por shume me pak ose me mire nje kokerr dardhe edhe kjo e pjekur mire.
Dreka
Ne dreke duhet ngrene vetem pjata e dyte, qe mund te jete peshk jo i skuqur (me vaj ose gjalpe), por mundesisht i pjekur ne furre apo skare dhe pa i hedhur limon apo vaj siper. Ne vend te peshkut mund te hani te gjitha mishrat e bardha si, ai i pules, gjeli i detit kur eshte i vogel, te cilet treten me shpejt ne organizem. Mishin mund ta shoqeroni me nje pjate sallate jeshile pa asgje tjeter brenda, si (qepe, domate etj.). Sallata duhet sperkatur me kripe dhe me vaj ulliri te vjetruar, me aciditet te ulet. Gjithashtu, sallata nuk duhet te jete me kercell te madh, por duhet zgjedhur tipi i sallates qe ka gjethe sallate pa kercell, ose me kercell shume te holle, pra duhet marre vetem gjethja jeshile, pa kercejte e bardhe. Ne gjethet e vogla dhe te reja ky kercell mund te lihet pasi eshte ende i njome dhe i paperfillshem. Stomaku i njeriut nuk i tret perimet dhe frutat, por vetem i copeton ato dhe i pergatit per ne zorren e trashe dhe aty jane bakteret qe merren me to, duke i shperbere ato dhe marre prej tyre elementet e nevojshem. Ne qofte se kjo pjese e zorres nuk punon siç duhet, frutat dhe perimet qendrojne ne zorre me dite te tera, pa u tretur, derisa kalbezohen, fermentohen duke çliruar gaz, duke krijuar probleme tretjeje. Ato qe treten me me vonese nga stomaku jane pikerisht kercejte e sallates. Gjithashtu, sallata duhet edhe per te bere fekalet me te buta dhe me elastike ne menyre qe te levizin me lehte ne zorre. Sallata shoqerohet me buke, por jo buka te shoqerohet me sallate. Mundesisht nuk duhen konsumuar ekstremet e bukes, si ato shume te bardha apo shume te zeza, por ato normale. Mund te perdoren panine te ndryshme pa shume vaj apo qumesht, ose kulaçi pa shume maja birre. Ne fund te drekes hani nje kokerr molle ose dardhe te qeruar dhe te pjekura mire.
Darka
Ne darke nuk duhet ngrene asnjehere mish ose peshk per arsye se organet tretese dhe gjithe trupi, mbas nje dite pune te lodhshme, duhet te pushoje. Si rrjedhim, organizmi ngadaleson metabolizmin dhe punen e organeve te tij, ndersa ne i japim ushqim me kalori dhe e bejme te punoje i sforcuar me ore te zgjatura, ne nje kohe kur ne nuk kemi nevoje per ate energji ne ate moment. Ne darke keshillohet te hahet nje pjate makarona ose pilaf i sperkatur me vaj ulliri te vjetruar. Makaronat dhe orizi duhet te ziejne vetem me uje dhe me asnje leng tjeter. Mund t’i shoqeroni me sallate jeshile, sipas menyres se lartpermendur. Ne fund hani nje kokerr molle. Vaji duhet t’u hidhet makaronave kur te jene pak te ftohta, mbas kullimit, per arsye se po te hidhet kur jane te nxehta, vaji ngrohet dhe kthehet shpejt ne acid ne stomak.

Çfare nuk duhet ngrene
Gjate kesaj diete u duhet thene jo: domateve, specave, patellxhanit, patateve, karotave, kungujve
Vajit te skuqur dhe te ngrohur dhe te gjitha ushqimeve te skuqura
Mishit te kuq si, mish viçi, lope etj., (ben perjashtim proshuta)
Qumeshtit dhe gjithe derivateve te tij
Alkoolit, uthulles dhe ushqimeve te ketij tipi si gogozhare, turshi etj., lakrave dhe lulelakrave
Nuk duhet te pini uje te ngrohte ose te zier
Nuk duhet te beni banje ne vaske. Uji i ngrohte i vaskes liron trupin, por bllokon tretjen e ushqimit, pasi ndryshon temperaturen e brendshme te zorreve, te cilat nuk mund te bejne reaksionet e tyre ne nje temperature me te ulet ose me te larte
Keto ushqime nuk duhet te preken gjate kohes se dietes
Çfare mund te hahet
Makarona qe ne perberje te tyre nuk kane latosio, oriz superfino, pra jo oriz integral
Molle te verdha dhe dardha te pjekura mire
Peshk ne skare me kripe, duke hequr lekuren dhe pa vaj, gjalpe apo limon
Proshute Parma ose San Daniele
Kofsha pule, krahe dhe e trasha e kofshes deri diku edhe gjeli i detit kur eshte ende i vogel, pra te gjithe mishrat e bardha

19 Dhjetor 2007

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›