IOM, emigrantet me shume te drejta per punesimin
Levizja e emigranteve ne te gjithe boten nuk paraqet probleme nese krahu i punes menaxhohet mire. Ne Diten Nderkombetare te Migranteve IOM, ve ne dijeni se menaxhimi i suksesshem i levizjes se krahut te punes ne nivel nderkombetar mund te arrihet optimalisht nepermjet zbatimit te politikave gjitheperfshirese dhe bashkepunuese, te cilat sigurojne mbrojtjen e te drejtave te migranteve dhe te punetoreve me kontrata te perkohshme.
Ne vitin 2007, punetoret migrante nga vendet ne zhvillim derguan ne vendet e tyre ne rruge formale mbi 240 miliard dollare, duke dhene nje kontribut te rendesishem per rritjen ekonomike dhe mireqenien ne vendet pritese. Nderkohe qe, mbrojtja e te drejtave njerezore te migranteve dhe te punetoreve me kontrata mund te arrihet nepermjet vendosjes se partneriteteve te fuqishme ndermjet vendeve te origjines dhe atyre te pritjes, agjencive me interesa ne fushen e levizjes se krahut te punes dhe partnereve te tjere, siç eshte sektori privat.
19 Dhjetor 2007