Diference e madhe por Reali serish beson te titulli

Tetë pikët diferëncë që e ndajnë Realin e Madridit nga Barcelona kryesuese e kanë nxjerrë skuadrën e Hoze Murinjos praktikisht jashtë garës për titullin kampion në Spanjë, por madrilenët ende vazhdojnë të besojnë te përmbysja e kreut.
Por duket se ai që beson më pak është vetë Murinjo. Portugezi nuk është paraqitur përpara mediave pas fitores 3-0 me Atletiko Bilbao, ndërsa pyetjeve të gazetërëve u është përgjigjur zëvendësi i tij, Aitor Karanka.
“Sigurisht diferënca është e madhe, por matematika na lejon të besojmë. Kur bëhet fjalë për një klub si Reali i Madridit, atëherë detyrimi për të besuar bëhet më i madh. Ne do të luajmë ndeshjet tona dhe do të kërkojmë maksimumin deri në fund të sezonit”, ka thënë zëvendëstrajneri i Realit.
Entuziazmi i numrit të të skuadrës madrilene vjen pas suksesit 3-0 në fushën e Bilbaos, por përtej rezultatit, Murinjo do të ketë një armë më shumë në javët e mbetura të sezonit. Ai është Rikardo Kaka.
Braziliani duket se ka hedhur pas krahëve dëmtimin e gjatë, ndërsa ka konfirmuar formën e tij të mirë me dy gola në ndeshjen e fundit të kampionatit spanjoll, duke udhëhequr skuadrën madrilene, e cila e nisi ndeshjen pa titullarët e këtij sezoni si Kristiano Ronaldo, Ozil apo Marcelo.
Nertan Prifti