E Shtunë, 31 Tetor 2026

Basha Rama betonizoi Tiranen. Do rikthej mjediset sportive

Kandidati i demokrateve per bashkine e kryeqytetit Lulzim Basha ishte prane kompleksit sportiv Dinamo, ku ndoqi nga afer disa demostrime te femijeve ne sporte te ndryshme. Basha akuzoi rivalin socialist dhe kryetarin aktual te bashkise se tiranes per betonizimin e ambjenteve sportive, duke premtuar rikthimin e tyre ne funksion te femijeve dhe sportisteve te rinj.

”Më vjen shumë mirë që ambjentet sportive i rikthehen fëmijëve, por i rikthehen edhe sportit këtu në Tiranë sepse ka kohë që ambientet sportive janë në sulm. I sulmon dhe i kafshon betoni, por tani ka ardhur koha që të bëjmë kundërsulm dhe t’i rimarrim ambientet sportive e t’ia rikthejmë ato sportistëve të qytetit tonë dhe fëmijëve që do të jenë sportistët e ardhshëm dhe kampionët e ardhshëm të qytetit tonë” tha Basha.

Kandidati i demokrateve tha se sporti duhet te marre vendin qe i takojne ne jeten e femijeve te kryeqytetit, si menyre me e shendetshme dhe edukative te jetuari.

Rovena Moçka

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›