Politika e Ferexhese debati i perbotshem vjen ne shqip

Debati që ka përshirë botën perëndimore të Evropës dhe një nga vendet më të fuqishme të saj siç është Franca, tashmë zë vend edhe në literaturë. Libri “Politika e Ferexhesë” është përkthyer së fundmi edhe në shqip e ka mbërritur në stendën e librave të rinj.
Ai është një punë e nismëtares së çështjeve gjinore, Xhoan Uallak Skot e cila e trajton ligjin për femrat me ferexhe si një dështim të Francës për të integruar individët me origjinë nga ish-vendet e kolonizuara prej saj.
Një libër psikologjik vjen për lexuesin me titull “Mos e vrisni mendjen për gjëra të vogla” me emër të Riçard Karlson.
Autorët shqiptarë kanë qenë më shumë prezentë në stendën e librave të rinj. Blendi Fevziu ka ribotuar pas 18 vitesh librin e tij, “Piedestale pa Statuja”, ndërsa “Pashai i Janinës” është një libër dedikuar Ali Pashë Tepelenës dhe shkruar nga Alem Muha.
Aurela Papadhima