Digjen 9 autobusë, dyshohet nga konkurrenca
Nente autobusët e linjës Fier-Vlorë, të parkuar në ish-parkun e mallrave, në periferinë lindore të qytetit të Fierit, u shkrumbuan në orët e vona të ditës së djeshme. Zjarri mendohet të ketë qenë i nxitur nga konkurrenca
FIER-Zjarri dogji 9 autobusë të linjave Fier-Vlorë të parkuar në ish-parkun e mallrave pas shpërthimit të flakëve në njërin prej tyre. Zjarri mendohet të ketë qenë i nxitur nga konkurrenca.
9 autobusët e linjës Fier-Vlorë, të parkuar në ish-parkun e mallrave, në periferinë lindore të qytetit të Fierit, u shkrumbuan në orët e vona të ditës së djeshme. Forcat e policisë dhe zjarrfikëset u angazhuan menjëherë për shuarjen e flakëve, por pa mundur të evitojnë dëmin në 9 autobusët, pronë e shoqërisë private të shtetasit Arjan Hyka.
"Fillimisht flakët u konstatuan në të gjitha kabinat e autobusëve", theksoi Kamberaj, duke nënvizuar se parku ruhej nga 2 roje private, që gjatë ngjarjes nuk ndodheshin pranë objektit.
Policia shoqëroi dy rojet në komisariatin e Policisë, për t'u pyetur rreth ngjarjes. Mësohet se autobusët e shkrumbuar përdoreshin kryesisht për transportimin e studentëve.
(d.b/BalkanWeb)