Tahiri: BE-ja e Beogradi të veprojnë

Shteti i Kosovës, pos koordinimit me OSBE-në për organizimin e zgjedhjeve lokale të 3 nëntorit, nuk ka strategji se si ti bind qytetarët e vetë të komunitetit serbët të katër komunave veriore që të dalin para kutive të votimit. Qeveria veç në mënyrë deklarative është e bindur se serbët e Veriut të Kosovës do të dalin në zgjedhje.
Qëndrimet e kryetarëve të komunave të veriut në përgjithësi shprehën të bindur se serbet e veriut nuk do te marrin pjese në zgjedhjet,
Por, Qeveria e Kosovës pretë që Bashkimi evropian, meçe është garantues i marrëveshjes të luaj rol kyç në bindjen e serbë që të dalin më 3 nëntorit para kutive të votimit.
Zëvendëskryeministrja e Kosovës, nga ekipi negociuare për bisedimet me Serbinë, Edita Tahiri, thotë se Serbia si palë e marrëveshjes duhet ti ftojë Serbët në zgjedhje dhe të angazhohet në zbatimin e marrëveshjes.
“Ata që po prononcohen kundër zgjedhjeve, mund të jenë vetëm ata që kanë përfituar nga ajo gjendje e parregullt që ka ekzistuar, gjendje jo e ligjshme. Ne i ftojmë serbët e katër komunave që të marrin pjesë në zgjedhje dhe më këtë vendim që do ta marrin si qytetarë do të japin kontribut për një jete më të rregullt dhe më demokratike. Kjo marrëveshje jo vetëm që është ndërmjetësuar nga BE-ja, po edhe është garantuar. Në radhë të parë është BE-ja ajo që tani duhet të luaj një rolë edhe më të shtuar në kuptimin e zbatimit të kësaj marrëveshje. Pra, porosia jonë si Qeveri e Republikës së Kosovës, por edhe e gjithë spektrit tonë politik, pozitë opozitë ka dhen porsi të qarta dhe pozitiv ndajë serbëve që është në interesin e tyre të marrin pjesë në zgjedhje”, tha Tahiri për Indeksonline.
Shefja e ekipit për bisedimet me Serbinë nuk beson se do të dështojë dalja e Sërëve në zgjedhje. Sipas saj, BE-ja duhet të punojë më me intensitet më Serbinë, “ngase një prej faktorëve të rëndësishëm të kësaj marrëveshje është edhe angazhimi i Serbisë që ti ftojë Serbët në zgjedhje dhe të angazhohet në zbatimin e marrëveshjes”.
Se nuk ka matës real, nëse serbët do të dalin në zgjedhje tregojnë edhe deklarata e kryetarit të Këshillit për Kosovën në Kuvendin e Serbisë Milovan Dreçun. Ai ka thënë sot se lista unike zgjedhore serbe, të cilën do ta përkrahte qartë Beogradi, do të forconte bashkësinë e komunave serbe dhe do të pengonte mundësinë e ndikimit të Prishtinës. Ai ka tërhequr vërejtjen se nëse serbët bojkotojnë zgjedhjet, mund të ndodhë që listat me ndikim të fshehtë nga Prishtina të formojnë udhëheqjen e bashkësisë së komunave serbe, raportojnë mediat beogradase.
Serbët e veriut të Kosovës nuk i pranojnë zgjedhjet të cilat i organizojnë autoritetet e Prishtinës, ka deklaruar të premten i ashtuquajturi kryeshef i Qarkut të Mitrovicës, Radenko Nedeljkoviq. Të njëjtit mendim janë edhe kryetarët tjerë ilegale.
E, srejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Aleksandar Vulin është i bindur që serbët e Kosovës do të marrin pjesë në zgjedhjet lokale të 3 nëntorit. Ai ka dhe theksuar se bojkoti i zgjedhjeve në Kosovë do të ishte tregues se nuk ka politike.
Ndryshe, shteti serb dhe përfaqësuesit e serbëve të veriut të Kosovës janë takuar para dy ditësh për të tejkaluar të gjitha pengesat e pjesëmarrjes së serbëve në zgjedhjet lokale të 3 nëntorit të Kosovës. Takimi i mbajtur në presidencën serbe, ndërsa në të zyrtarët më të lartë serbë si dhe përfaqësuesit e serbëve të Kosovës janë informuar me detajet e marrëveshjes së arritur mes Kosovës dhe Serbisë në Bruksel. Pas takimit nuk është thënë se është arritur ndonjë marrëveshje, por sipas Marko Gjuriq, këshilltari i presidentit serb, Tomislav Nikoliq, ka thënë se të gjitha palët janë pajtuar se duhet pasur unitet për hir të “interest shtetëror serb”. /Indeksonline/