HEC-i Lana Bregasit ne dispozicion te ujesjellesit

Qeveria i ofron për privatizim HEC-in e Lana-Bregasit Ndërmarrjes së ujësjellësit të Tiranës. Kryeministri Sali Berisha në mbledhjen e qeverisë theksoi se pavarësisht se opozita do të vazhdojë kontestimet për privatizimet, termi “Shqipëri socialiste kolektiviste” është harruar që prej 20 vitesh.
"Qeveria është e zotuar të vazhdojë me vendosmëri privatizimet, si një kusht më kryesor për të rritur eficencën e ekonomisë shqiptare. Vendoset që HEC Lana Bregas ti ofrohet në kushtet tregtare, ndërmarrjes ujësjellës së Tiranës, e cila është SH.A, ndërsa të tjerat për arsye për domosdoshmëri që ka kjo ndërmarrje për të furnizuar me energji sistemin e pompave", tha Berisha.
Qeveria ka miratuar edhe listën e shpronësimeve për ndërtimin e unazës së madhe në Tiranë. Sipas, Berishës, ky vendim do të japë zgjidhje edhe problemit të trafikut në kryeqytet.
"Qeveria ka patur prioritet dhe kur bashkia qeverisej nga kreu i PS, po zotëria i tij mendonte për partinë dhe jo për bashkinë. Tani që bashkia qeveriset nga një personalitet i përkushtuar për punët e bashkisë, sic e morrët vesh dhe deklaroi që nuk kam as ambicie për poste të larta në PD. Pse e bëri këtë se morra vesh, por puna e tij. Ka listën e zotimeve ai, prandaj e bëri", vijoi Kryeministri.
Kryeministri Berisha theksoi në mbledhjen e qeverisë se do të përafrohet legjislacioni shqiptarë me atë kosovar, një model që është përdorur më parë edhe nga kombe të tjera. Sipas Berishës, përafrimi I legjislacionit do të jetë në fushën e doganave, tatimeve, arsimit dhe mjedisit.
Erjon Ajazi