Peqin/ Në gjendje të dehur dhunoi 2 infermierët në krye të detyrës, arrestohet 50-vjeçari

Një 50-vjeçar me iniciale K.S ka rënë në pranga të policisë së Peqinit për veprat penale “Goditje për shkak të detyrës” dhe “Shkatërrimi i pronës”. Sipas njoftimit të policisë, 50-vjeçari është paraqitur në gjendje të dehur në spitalin e Peqinit, ndërsa ka goditur 2 infermieret teksa këto të fundit po i jepnin asistencën mjekësore, si edhe ka dëmtuar xhamat e institucionit.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Peqin arrestuan në flagrancë shtetasin K. S., 50 vjeç, banues në Peqin, për veprat penale “Goditje për shkak të detyrës” dhe “Shkatërrimi i pronës”. 50-vjeçari është dërguar nga familjarët e tij, në spitalin e Peqinit, për shkak të problemeve shëndetësore, dhe duke qenë në gjendje të dehur, ka dëmtuar xhamat e këtij spitali dhe ka goditur 2 infermieret që po i jepnin asistencën mjekësore”,njoftoi policia.
/rtsh.al/