Tiranë/ Aksident te ura e “Vasil Shantos”, një automjet përplaset me makinën e policisë, 4 të plagosur

Katër persona kanë mbetur të plagosur mëngjesin e kësaj të enjte në kryeqytet, si pasojë e një aksidenti. Nëpërmjet një njoftimi, Policia bën me dije se aksidenti u regjistrua rreth orës 05:15, te ura e “Vasil Shantos”, ku janë përlasur automjeti i policisë dhe një automjet tip “BMW”.
Si pasojë e aksidentit kanë mbetur të plagosur lehtë inspektori me inicialet G.N, 38-vjeç, i cili po drejtonte automjetin si dhe kolegu i tij, inspektori me inicialet J.B., 22 vjeç i cili ishte në automjet.
Ndërkohë kanë marrë plgaë të lehta dhe drejtuesi i makinës “BMW, 36-vjeçari m inicialet N. B., si dhe pasagjeri që po udhëtonte me të, G. N., 38 vjeç
“Rreth orës 05:15, te ura e “Vasil Shantos”, janë përplasur dy automjete, konkretisht automjeti tip “Skoda” i Patrullës së Përgjithshme të Komisariatit të Policisë Nr. 2 me drejtues Inspektor B. M., 31 vjeç, dhe automjeti tip “BMW” me drejtues shtetasin N. B., 36 vjeç. Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar dy drejtuesit e automjeteve, si dhe pasagjerët, shtetasi G. N., 38 vjeç, që ndodhej në automjetin tip “BMË” dhe punonjësi i Patrullës së Përgjithshme Inspektor J. B., 22 vjeç, që ndodhej në automjetin tip “Skoda“, njofton policia.
/rtsh.al/