Digjen tre automjete në Tiranë, dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme

Tre automjete janë përfshirë nga flakët gjatë orëve të natës pranë Posta Shqiptare, në rrugën “Çamëria” në Tiranë.
Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se zjarri është vendosur qëllimisht, ndërsa flakët kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme në mjetet e përfshira.
Menjëherë pas ngjarjes në zonë kanë mbërritur shërbimet zjarrfikëse dhe forcat e policisë, të cilat kanë bërë të mundur neutralizimin e flakëve dhe sigurimin e perimetrit.
Hetuesit kanë nisur verifikimin e kamerave të sigurisë në zonë për të identifikuar lëvizjet e personave të dyshuar që mund të kenë lidhje me zjarrvënien.
Fatmirësisht, nga incidenti nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa pritet një reagim zyrtar nga policia për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e plota të ngjarjes.