E Shtunë, 31 Tetor 2026

Digjet banesa vdes cifti i moshuar

/ /

Dy te moshuarit kane qene ne gjume kur banesa e tyre eshte perfshire ne flake e me pas asfiksia nga tymi u ka marre atyre jeten. Burime te policise se Shkodres bene te ditur se viktimat jane Gjyste dhe Gjoke Draga 63 dhe 65 vjec. Ngjarja e rende ndodhi ne fshatin Starje rreth ores 0300. Bashkeshortet te cilet prej vitesh jetonin te vetem kane qene ne gjume ne momentin kur banesa e tyre eshte perfshire ne flake. Burime te policise bene te ditur se nje sobe e lene ndezur dyshohet te kete shkaktuar tragjedine ne kete familje. Askush nuk eshte gjendur per ti ardhur ne ndihme ciftit te moshuar pasi femijet e tyre ndodheshin emigrante. Nga hetimi i kryer rezultoi se mbremjen e se shtunes cifti Draga ka rene per te fjetur normalisht por tre ore pas mesnate banesa eshte djegur. Ata kishin lene soben te ndezur ne dhomen ku flinin. Nga hetimi i kryer ne vendin e ngjarjes rezultoi se viktimat kane tentuar te dalin jashte ne momentin qe ndien flaket. Ata jane ngritur nga krevati dhe kane nxituar te dalin ne porten kryesore te baneses. Por tymi i ka asfiksuar ata ende pa dale jashte. ifti eshte gjetur pa jete pikerisht afer deres ne perpjekje per tu shpetuar flakeve. Fqinjet e viktimave kane vene re zjarrin pasi degjuan zhurmen e shkaktuar prej tij. Ata dhane alarmin menjehere duke lajmeruar zjarrfikeset ndersa nxituan tu jepnin ndihme te moshuarve qe gjendeshin brenda. Por ndihma e tyre rezultoi e kote pasi flaket e fuqishme ne banese nuk i lejuan ata te futeshin per te nxjerre viktimat. Pas pak oresh lufte me flaket me mjete rrethanore ato jane lokalizuar disi. Largesia shume e madhe e fshatit Starje me qytetin e Koplikut dhe me Shkodren ka bere qe kur mberriten zjarrfikesit ne vendngjarje cifti te kishte vdekur.

Sipas eksperteve te grupit hetimor shkak per vdekjen e dy te moshuarve ka qene asfiksia nga tymi. Ata kane qene te vetem ne banese e per rrjedhoje askush nuk eshte gjendur ne kohe per ti ndihmuar. Burime nga grupi i hetimit bene te ditur se ka dyshime se cifti te kete harruar soben ndezur dhe afer saj te kene lene ndonje objekt qe ka marre flake. Gjithashtu dyshohet edhe per ndonje qiri te harruar ndezur megjithate eshte duke u hetuar nese gjate nates ka pasur energji ose jo ne kete fshat.

Tre femijet e ciftit emigrante

Viktimat kishin tre djem emigrante dy prej te cileve ne Itali dhe nje tjeter ne Amerike. Asnjeri prej femijeve te ciftit nuk eshte ndodhur ne banese ne momentin e tragjedise. Bashkeshortet kane tentuar te vetem te dalin nga shtepia per tu shpetuar flakeve por ata jane asfiksuar nga tymi duke gjetur vdekjen ne afersi te portes dalese. As fqinjet e tyre nuk kane mundur dot te nderhyjne ne kohe per ti nxjerre ata jashte.

Precedenti me i rende ne Durres

Ngjarja me e rende e shkaktuar nga flaket ndodhi pak jave me pare ne Sukth te Durresit. Kater femije te se njejtes familje Robert Xheka 13 vjec Vilsoni 11 vjec Kasandra 9 vjece dhe Nertila 6 vjece u gjeten te pajete nga nena e tyre rreth ores 0200 te mengjesit. Ngjarja e rende ndodhi me 8 nentor. Femijet ishin asfiksuar pasi kishin harruar nje qiri ndezur teksa ne zone ishte nderprere energjia elektrike. Qiriu kishte djegur televizorin i cili me pas kishte shkarkuar ne banese dioksid karboni duke asfiksuar te vegjlit. Nena e tyre Zana Xheka eshte ndodhur ne pune ne momentin e tragjedise. Ajo punonte gjate dites ne nje lokal ne zonen ku banonte ndersa ne darke kendonte ne nje nga lokalet e nates ne Tirane. Gruaja fatkeqe bente dy pune per te siguruar buken e kater femijeve pas divorcit me te shoqin per shkak te dhunes ne familje.

KOPLIK/ RITVAN DIBRA

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›