E Shtunë, 31 Tetor 2026

VKM Te ruhen gjykatat jo prokuroria

/ /

Nje dite pas publikimit te shqetesimit te prokurores se Pergjithshme per heqjen e ruajtjes me police qe nga 1 janari 2011 publikohet vendimi i Keshillit te Ministrave. Ky VKM mesa duket ka lene zbuluar prokurorine ndersa ka gjetur nje zgjidhje te mesme per gjykatat. Ne piken e dyte te vendimit thuhet Ndertesat e gjykatave te te gjitha shkalleve si dhe te Gjykates Kushtetuese ruhen me punonjes te Policise se Shtetit per te siguruar rendin dhe qetesine gjate zhvillimit te seancave gjyqesore. I njejti vendim parashikon se edhe ruajtja e gjykatave do te behet vetem gjate orarit zyrtar pasi ne perfundim te tij si dhe ne fundjave te shtune dhe te diel efektivat e policise se objekteve do te terhiqen. Sipas vendimit pas kesaj institucionet duhet te marrin masa per ruajtjen e rendit dhe sigurise se godinave. Por ndersa per gjykatat eshte vendosur qe ato te ruhen pjeserisht nga Policia e Shtetit ne vendimin e qeverise nuk thuhet asgje per prokurorine. Organi i akuzes nuk eshte perfshire ne lidhjen nr.1 te vendimit ku caktohen institucionet qe do te ruhen nga Policia e Shtetit. Nisur nga ky fakt edhe gjate debatit ne Komisionin e Ekonomise por edhe ne nje leter drejtuar qeverise Prokuroria e Pergjithshme shprehet Ne piken nr.1 te vendimit te Keshillit te Ministrave nuk eshte parashikuar qe objektet ne te cilat ushtron detyrat kushtetuese Prokuroria e Pergjithshme dhe prokurorite ne varesi te saj te ruhen me punonjes te Policise se Shtetit. Pas percaktimit se policia e objekteve do te terhiqet nga ruajtja e gjykatave pas perfundimit te orarit zyrtar te punes dhe ne fundjave vendimi i qeverise cakton se keto institucione duhet te parashikojne buxhet per vitin 2011 ne menyre qe te garantojne ruajtjen me polici private pas dorezimit te sherbimit nga Policia e Shtetit.
Pasiguria
E para qe ka reaguar ne lidhje me ruajtjen e institucionit ka qene Prokuroria e Pergjithshme. Pas nje debati ne Komisionin e Ekonomise organi qendror i akuzes ka ngritur shqetesimin se ne buxhetin e vitit 2011 nuk eshte parashikuar asnje qindarke qe mund te perdoret per te paguar policine private ne rast te largimit nga sherbimi te policise se objekteve ne daten 1 janar 2011 sic thuhet ne vendimin e qeverise. Prokuroria pohon se edhe nese buxhetit i shtohen 64 mije leke te reja aq sa mund te kushtoje ruajtja me private perseri nje gje e tille eshte e pamundur pasi duhet te zhvillohen procedurat e perzgjedhjes dhe nenshkrimit te kontratave duke rezultuar keshtu me vonesa pas 1 janarit 2011 date pas te ciles parashikohet qe policia e objekteve te mos ruaje me godinat e prokurorise. Vendimi i qeverise

Vendim nr.333 date 28.04.2010 PR RUAJTJEN DHE SIGURIMIN E OBJEKTEVE SHTETRORE
Ne mbeshtetje te nenit 100 te Kushtetutes te shkronjes dh te nenit 4 te ligjit nr.9749 date 4.6.2007 Per Policine e Shtetit dhe te ligjit nr.9936 date 26.6.2008 Per menaxhimin e sistemit buxhetor ne Republiken e Shqiperise me propozimin e Ministrit te Brendshem Keshilli i Ministrave
VENDOSI
1. Ministria e Brendshme ruan dhe siguron me punonjes te Policise se Shtetit selite e perfaqesive diplomatike dhe konsullore ne Republiken e Shqiperise.
2. Ndertesat e gjykatave te te gjitha shkalleve si dhe te Gjykates Kushtetuese ruhen me punonjes te Policise se Shtetit per te siguruar rendin dhe qetesine gjate zhvillimit te seancave gjyqesore.
3. Fondi i pagave dhe i shpenzimeve i nevojshem per zbatimin e pikave 1 e 2 te ketij vendimi te mbulohet nga fondet buxhetore te miratuara per Ministrine e Brendshme.
4. Objektet qe aktualisht jane ne ruajtje nga Policia e Shtetit e qe nuk perfshihen ne piken 1 te ketij vendimi si dhe objektet e percaktuara ne piken 2 jashte orarit zyrtar dhe ne ditet e pushimit te merren ne ruajtje nga vete subjektet duke filluar nga data 1.1.2011 ne perputhje me dispozitat e ligjit nr.8770 date 19.4.2001 Per sherbimin e ruajtjes dhe te sigurise fizike te ndryshuar.
5. Subjektet perkatese te permendura ne piken 4 te ketij vendimi te parashikojne fondet buxhetore per sigurimin e objekteve gjate hartimit te projektbuxhetit per vitin 2011.
6. Vendimi nr.589 date 5.9.2007 i Keshillit te Ministrave Per ruajtjen dhe sigurimin e objekteve me te rendesishme shteterore i ndryshuar shfuqizohet.
7. Ngarkohen Ministria e Brendshme dhe Ministria e Financave per zbatimin e ketij vendimi.
Ky vendim botohet ne Fletoren Zyrtare dhe hyn ne fuqi me 1 janar 2011.
KRYEMINISTRI
Sali Berisha Organika Ina Rama Skemi fond te zbatojme dekretin e Presidentit

TIRANE - Kryeprokurorja Ina Rama gjate debatit ne komisionin parlamentar per buxhetin e vitit 2011 ka paraqitur disa shqetesime. Vec faktit se nga 1 janari 2011 institucioni ku ndodhen dosjet penale qe permbajne dokumente te klasifikuara si sekret shteteror dhe zyra e pergjimeve telefonike nje tjeter mangesi ne buxhet eshte edhe organika. Ne menyre te vecante fondet e akorduara per prokurorine rrezikojne te pengojne zbatimin e dekretit te Presidentit te Republikes Bamir Topi per ngritjen e prokurorise ne qytetin e Permetit. Dekreti i Presidentit te Republikes Bamir Topi nr.6201 date 8/6/2009 parashikon se nga 1 janari 2011 do te filloje funksionimin Prokuroria e Rrethit Gjyqesor Permet. Sipas prokurorise ne kete institucion parashikohet te punojne 5 persona me funksione te ndara ne 2 prokurore 1 oficer i Policise Gjyqesore 1 sekretar dhe nje shofer. Ndonese organika e parashikuar eshte ne kufijte e minimales prokuroria nuk ka buxhet per te plotesuar fondin e pagave te punonjesve ne fjale. Per kete shkak organi i akuzes ka kerkuar shtese fondesh qe te zbatoje dekretin e Presidentit dhe nje sere ndryshimesh te tjera per riorganizimin e prokurorise me nje numer total prej 40 punonjesish.

Trashgim Sokolaj

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›