Dokumentet e luftes Roberit gjermane bashkepunuan me partizanet kunder nazisteve
Nga Shqiperia u riatdhesuan 1523 rober naziste por kjo duhet pare me rezerva. Argumenti i profesor Proletar Hasanit publikuar ne numrin e kaluar me referenca te burimeve arkivore dhe deshmive autentike hedh drite mbi nje pjese te historise se ushtareve te huaj qe munden te mbijetojne gjate operacioneve luftarake ne vendin tone. Ne kete shifer nenvizon studiuesi i njohur i ceshtjeve ushtarake nuk eshte perfshire numri i roberve te vrare e vetevrare si dhe i atyre qe vdiqen gjate periudhes se qendrimit ne vendin tone. Ne vijim profesor Hasani zbardh procedurat e ndjekura prej autoriteteve shqiptare per trajtimin e roberve ne kazermat urbane menyren e sjelljes se komandave partizane dhe angazhimin e tyre ne operacionet e cminimit.... ...vijon nga numri i kaluar
Roberit naziste ne perfundim te luftes jane perdorur per te kryer pune dhe sherbime te ndryshme shpeshhere
specifike dhe te kualifikuara sic ishte rasti i cminimit te zonave te minuara nga pushtuesi gjate veprimeve luftarake sigurimi i masave mbrojtese ndaj tyre ne qytet garnizon rruge ura etj. Nderkaq nje pjese e konsiderueshme e tyre u angazhuan me rindertimin e urave dhe objekteve te artit te shkaterruara gjate luftes. Ne morine e ketyre sherbimeve roberit gjermane u moren dhe me riparimin e nderlidhjes nderqytetese te demtuar gjate zhvillimit te operacioneve luftarake. Po keshtu me kontributin e tyre gjate kesaj periudhe u be rindertimi i aeroporteve shqiptare si ai i Tiranes Kucoves etj. Ishin keto procese specifike ne te cilat moren pjese ish-ushtare te forcave naziste me kualifikime perkatese si xheniere dhe specialiste te urave rrugeve shtepive natyrisht gjithmone ne shoqerine e ushtarakeve dhe specialisteve shqiptare...
A ka gjurme ne dokumentet arkivore qe konfirmojne perdorimin e roberve gjermane si banka gjaku
Te pakten une kete fakt nuk e kam hasur ne asnje dokument qe kam studiuar. E vetmja deshmi qe pohon perdorimin e roberve gjermane per banka gjaku eshte ajo e Bedri Spahiut njerit prej lidereve kryesore te luftes antifashiste dhe ish-Prokuror i Pergjithshem i cili konfirmon se gjate mjekimit te Nako Spiros ne Spitalin Ushtarak ka pare intervenimin e disa mjekeve per tu marre gjak nje grupi gjermanesh te rreshtuar te koka e liderit qe jepte shpirt. Sidoqofte kjo eshte vetem nje e dhene qe pavaresisht rrethanave ne te cilat eshte konsumuar paraqet interes per hulumtime te metejshme. Kur them kete kam parasysh investigimin ne arkivat e institucioneve spitalore te periudhes prej te cilave mund te zbulohet si procedohej per te siguruar depoziten e gjakut. Per fat te keq nga menyra si jane menaxhuar ato deri tani mund te themi se jane ne kufijte e inekzistences...
Flitet se roberit naziste ndryshe nga ata italiane refuzuan apelin e autoriteteve shqiptare per te bashkepunuar ne luften kunder okupatorit. fare rezulton nga dokumentet arkivore
Dokumentet arkivore konfirmojne se nje pjese e ushtareve naziste kryesisht me origjine armene bjelloruse ceke turkmene franceze austriake madje edhe gjermane pas dezertimit nga fronti u rreshtuan me deshiren e tyre ne formacionet partizane. Vershimet e para te tyre megjithese te vogla ne numer i perkasin fundit te vitit 1943 nderkohe qe ne periudhen shtator-tetor te vitit 1944 pati nje dyndje te madhe te ushtareve naziste drejt Ushtrise Nacionalclirimtare. Vetem ne Brigaden I Sulmuese ne vjeshten e vitit 1944 numeroheshin 70 syresh te cilet moren pjese aktive ne luftimet per clirimin e Tiranes. Pak a shume nje sasi e tille kryesisht me ushtare armene iu bashkengjit reparteve te Brigades VIII dhe luftoi bashke me forcat partizane deri ne skajet e largeta te Jugosllavise. Gjithnje sipas dokumenteve te kohes gati ne cdo formacion te Ushtrise Antifashiste Nacionalclirimtare ka pasur ish-ushtare gjermane qe pranuan te bashkohen ne frontin kunder nazizmit. Madje jane dokumentuar se 25 syresh jane vrare ne luftime per clirimin e vendit.
Ku ishin grumbulluar roberit gjermane pas luftes
Ne prag te perfundimit te luftes ne Shqiperi periudhe kjo qe perkonte me permbylljen e operacioneve te medha te forcave te ushtrise nacionalclirimtare roberit gjermane sipas urdhrave dhe udhezimeve perkatese dhe rregulloreve te Shtabit e Komandes se Pergjithshme te UNSH u grumbulluan prane qendrave te njesive te medha te ushtrise nacionalclirimtare si prane Divizionit te pare Sulmues dhe te divizioneve te tjere qe u krijuan ne rrjedhen e muajve tetor-nentor 1944. Nderkaq qendra te pershtatshme per grumbullimin e roberve u ngriten edhe prane Shtabit te Korparmates se Pare dhe atij te Pergjithshem. Nderkohe me grumbullimin ruajtjen sistemimin dhe trajtimin e tyre ishin percaktuar rregulla duke nisur me identifikimin dhe mjekimin e roberve te plagosur e te semure. Qendra me e madhe e grumbullimit te tyre ka qene e ngritur ne zonen e veprimit te Divizionit te Pare Sulmues ne Tirane nderkohe qe forcat e ketij te fundit ku perfshiheshin nje sere brigadash e njesish sulmuese kryenin veprime mesymese per clirimin e kryeqytetit te vendit Tiranes. Natyrisht vendgrumbullime te roberve gjermane ka pasur edhe ne zona te tjera por ata u perqendruan kryesisht ne Tirane nga ku edhe u riatdhesuan.
Nderkaq kush merrej me trajtimin e tyre
E tere procedura per trajtimin e tyre sherbimi logjistik perkujdesja njerezore siguria e jeteses ndiqej nga komandat ushtarake te garnizoneve perkatese. Sipas urdhrave te Shtabit te Pergjithshem ishin krijuar struktura te vecanta qe menaxhonin detyrat per grumbullimin dhe sistemimin e roberve te luftes ne rajone e kazerma te caktuara. Me perfundimin e veprimeve luftarake dhe afrimin e dites se clirimit kjo procedure u institucionalizua dhe zyrtarisht. Tanime kur emocionet e luftes po fashiteshin trajtimi i tyre nisi te vleresohej si nje ceshtje humane. Nje impakt te ndjeshem per kete dha kontakti i autoriteteve shqiptare me faktorin nderkombetar sidomos aleatet e bllokut antifashist...
fare rezulton nga dokumentet arkivore lidhur me zbatimin e Konventes Nderkombetare ne kushtet e roberve gjermane ne vendin tone
Fillimisht as qe behej fjale per te dhe cdo situate ne perballjen me roberit gjermane zgjidhej partizance qe parakuptonte vullnetin e castit temperamentin e eprorit dhe sjelljen e kundershtarit. Me vone komanda qendrore dhe ato te zonave operative ne terren u munduan ta disiplinojne si proces me urdhra e porosi te vecanta. Nje kohe te gjate me roberit jane marre skuadrat e disiplines sic u quajten strukturat e ngritura enkas per trajtimin e tyre. Me rigrupimin e tyre nga periferia ne qender te zonave dhe nga periferite ne Tirane procesi mori profil institucional. Megjithate ne dokumentacionin qe posedojne arkivat tona ne asnje rast nuk permenden ligjet nderkombetare dhe sidomos Konventa e Roberve.
Si u procedua me riatdhesimin e roberve gjermane
Procedurat per riatdhesimin e roberve naziste filluan pas clirimit te vendit dhe ngritjen e shtetit komunist. Fillimisht ata u grupuan ne qendra te medha komunitare. Pjesa me e madhe u vendos ne kazermat e Xhenios aktualisht garnizoni i akademise ushtarake. Qe ketej u percollen e transferuan sipas marreveshjes per trajtimin dhe riatdhesimin e roberve per ne Gjermani...
Dokumentet roberit gjermane qe luftuan kunder nazisteve
Ne dokumentet e shumta te Arkivit Qendror te Forcave te Armatosura ruhen listat e plota te roberve naziste qe bashkepunuan me forcat partizane. Sipas tyre te paret qe braktisen formacionet e pushtuesit ishin pese ushtare naziste te cilet ne vjeshten e vitit 1943 u bene pjese e batalionit te ermenikes. Evidencat e kohes te brigadave sulmuese konfirmojne se fluksi me i madh i vershimit te tyre drejt reparteve partizane i perket periudhes gusht-tetor 1944. Pikerisht ne gusht te ketij viti ne radhet e Brigades III Sulmuese ne periferine e Tiranes u futen 42 ish-ushtare naziste me te cilet u krijua nje toge e vecante. Ne shtator 1944 ne Brigaden II Sulmuese u rreshtuan 20 te tjere kryesisht armene. Po ne kete periudhe ne perberje te Brigades I Sulmuese u rreshtuan gjithashtu 70 ish-naziste te cilet u pagezuan ne luftimet per clirimin e Tiranes. Nje sasi e tille u be pjese e Brigades VIII Sulmuese. Po kaq ishin ne perberje te Brigades XII Sulmuese. Gjithnje sipas dokumenteve arkivore te tille mysafire ka pasur ne Brigaden e V te XIV dhe te VI. Nderkaq roberit qe luftuan ne radhet e Brigades XIX u perkisnin etnive austriake gjermane ceke e polake.
Afrim Imaj