E Shtunë, 31 Tetor 2026

E penguara e Kadarese fiton Ballkanika 2009

/ /

Dje ne Diten e Flamurit ne teatrin Petro Marko ne qytetin e Vlores u zhvillua edicioni i radhes i cmimit letrar ballkanik i cili shpalli dy shkrimtaret me te mire per vitet 2008-2009. Per vitin 2009 u shpall fitues shkrimtari shqiptar Ismail Kadare me romanin E penguara-Rekuiem per Linda B.. Nje roman te cilin Kadare e publikoi nje vit me pare gjate Panairit te Librit Tirana 2009 dhe qe eshte nje homazh per te gjitha ato vajza qe kaluan vajzerine dhe rinine e tyre ne internim gjate viteve te diktatures. Vetem me nje pike diference nga shkrimtari shqiptar Ben Blushi i cili konkurronte me romanin Te jetosh ne ishull u shpall fituese per vepren me te mire te vitit 2008 shkrimtarja turke Sema Kaygusuz me romanin

Renia e namazit. Ky ishte romani i pare per Sema Kaygusuz qe duket se rezultoi me shume fat. Ky roman eshte botuar ne gjuhen turke por edhe ne France nga shtepia botuese Act de Sud. Ndersa salla e ceremonise ishte mbushur me personalitete te njohura te artit dhe kultures fatkeqesisht asnjeri prej fituesve nuk ishte i pranishem ne sallen e teatrit Petro Marko per te terhequr Diplomen e Nderit nje distinktiv me simbolin e Ballkanikes qe shoqerohet dhe me nje vlere monetare prej 5-10 mije euro. Ne nje bisede telefonike qe gazetaret e televizionit ABC paten me shkrimtarin shqiptar ai u shpreh i kenaqur qe nje veper shqiptare shpallet si me e mira ne rajonin e Ballkanit. Ballkanika i shtohet listes se gjate te cmimeve nderkombetare qe Ismail Kadare ka merituar deri me sot. Ne kete gare merrnin pjese 14 shkrimtare 7 per cdo vit mes te cileve ishin edhe shkrimtaret shqiptare Ismail Kadare e Ben Blushi. Librat qe na perfaqesuan ne te u perzgjodhen nga nje juri kombetare ndersa fituesit u perzgjodhen nga nje juri nderkombetare e perbere nga personalitete nga te gjitha vendet pjesemarrese ne gare. Juria perbehej nga Andrew Wachtel rektor i Universitetit Amerikan ne Kirgistan ne pozicionin e kryetarit dhe anetaret Igor Chipev Bullgari Lefteris Kalospyros Greqi Aleksandar Prokopiev Maqedoni Vasile Andru Rumani Adriana Marcetic Serbi Timur Muhidin Turqi dhe Diana uli Shqiperi. Organizator i ketij edicioni nderkombetar ishte Instituti i Librit dhe i Promocionit Toena.

Kandidatet

Konkurrentet per Ballkanika 2008
Deyan Enev Bullgari me romanin Cirku Bullgaria
Elias Maglinis Greqi me vepren Hetimi
Kica Kolbe Maqedoni me romanin Gruaja Gavrilov
Radoslav Petkovic Serbi me romanin Kujtesa perfekte e vdekjes
Ben Blushi Shqiperi Te jetosh ne ishull
Tamara Andrucovici Rumani Ti ke per shtepi nje palme
Sema Kaygusuz Turqi me romanin Renia e namazit
Konkurrentet per Ballkanika 2009
Nikolay Milchev Bullgari me vepren Nje gjel nga nje zbukurim mjedre
Dhimitris Nollas Greqi me permbledhjen Tregime
Tomislav Osmanli Maqedoni me romanin 21
Theodor Damian Rumani me vepren Nenshkrimi i Isarit
Srdjan Valjarevic Serbi me Liqeni Komo
Ismail Kadare Shqiperi me romanin E penguara
Ali Teoman Turqi me romanin Ne prag

Alma Mile

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›