E Shtunë, 31 Tetor 2026

Digjet edhe ne Vlore Enver Hoxha i Fevziut

Nostalgjikët e ish-diktatorit Enver Hoxha në Vlorë kanë bërë të njëjtin gjest si në Ferizaj, Elbasan e Berat, duke djegur disa kopje të librit të gazetarit Blendi Fevziu. Të indinjuar nga të pavërtat që sipas tyre shkruhen në këtë libër, ithtarët e ish-udhëheqësit komunist i kanë vënë flakën librit në Sheshin e Flamurit, duke e cilësuar si një shtrembërim të historisë dhe duke ngritur lart figurën e ish-diktatorit.
Pak ditë më parë idhtarë të ish-dikatorit Hoxha në Elbasan dogjën disa kopje të librit dhe e cilësuan autorin si kundërshtar të idealeve komuniste dhe Luftës Nacional Çlirimitare. Libri është e para biografi e bazuar mbi dokumente të arkivit personal të ish-diktatorit dhe rrëfime të personave që e njohën nga afër atë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›