E Shtunë, 31 Tetor 2026

QNK mbremje poetike dedikuar poezive te Naim Frasherit

Mbrëmja poetike dedikuar poezisë së Naim Frashërit çel siparin e veprimtarive artistike për vitin 2012 në Qendrën Kulturore Tirana. Aktivitetet artistike të këtij viti do jenë të lidhura ngushtë me 100 vjetorin e Pavarësisë, ku pjesa më e madhe e repertorit do të flase shqip.
Mbrëmjet poetike do të vijnë nga regjisorja e re Arjeta Dhimo, e cila çdo muaj do të sjellë për publikun përformancë të ndryshme poetike, të interpretuar nga aktorët më të mirë të skenës shqiptare.
Poezitë e Naimit do të interpretohen për publikun nga Margarita Xhepa, Yllka Mujo, Fatos Sela, Rozi Kostani dhe Kastriot Ramollari dhe ku performancat e tyre do të shoqërohen në violinë nga Lorenc Radovani

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›