Gjykata le ne fuqi arrestin shtepiak
Gjykata e Tiranës ka lënë në fuqi arrestin shtëpiak për ish-shefin e Gardës, Ndrea Prendin, shoferin e tij Margarit Kumen dhe IT-në e kryeministrisë Armando Kasaj. Tre të arrestuarit për ngjarjet e 21 janarit janë njohur me masën e sigurisë të vendosur nga Gjykata, pasditen e së hënës. Armando Kasaj është njohur i pari me masën e vendosur ndaj tij dhe nëpërmjet avokatit të tij kë kërkuar të njihet me aktin e ekspertimit të prokuorisë. Kjo kërkesë është hedhur poshtë nga gjyqtari Shkëlqim Mustafaj me argumentin që seanca e sotme nuk është debat provash. Armando Kasaj e ka konsideruar vendimin e gjykatës absurd dhe dyshimin e prokurorisë të parsyeshëm, pasi ekspertiza tregon që pamjet janë fshirë po nuk tregon se kush i ka fshirë. Kasaj kërkoi revokimin e masës së sigurisë ndaj tij, pasi nuk ka asnjë provë që tregon se ai ka kryer veprën për të cilën akuzohet. Ndërkohë avokatët e Margarit Kumes dhe Ndrea Prendit janë shprehur se, do të ndjekin hapat e metejshëm ligjorë lidhur me akuzat që rëndojnë mbi dy të arrestuarit.
Ndërkaq prokurorët Ndini Tavani dhe Genc Qano kanë mbajtur të njëjtin qëndrim me atë të dy ditëve më parë dhe kanë kërkuar arrestin me burg për tre të sipërpërmendurit. Gjyqtari Shkëlqim Mustafaj ka lënë në fuqi vendimin e marrë prej tij dy ditë me parë atë të arrestit shtëpiak për Ndrea Prendin, Margarit Kumen dhe Armando Kasajn.