E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lindje e rralle ne maternitetin Koco Gliozheni

Materniteti “Koco Glozheni” në Tiranë shënoi të mërkurën e 25 janarit një lindje të rrallë. Në këtë spital për herë të parë mjekët obstetër-gjinekologë shqiptarë asistuan në lindjen e një nëne të re, e cila ishte prekur nga virusi HIV/Pozitiv, një operacion me rrezikshmëri të lartë edhe për ta. 35 vjecarja nga veriu i Shqipërisë vendosi bashkë me stafin mjekësor t’i japë jetë foshnjës së saj pavarësisht se është bartëse e virusit vdekjeprurës.
Prej 9 muajsh nëna shtatzënë u trajtua nga klinika ambulatore pranë spitalit infektiv në Tiranë, Ndërsa në ditët e fundit të shtatëzanisë, një ekip i tërë mjekësor u kujdes që gjithçka të shkonte mirë në sallën e lindjes, si për nënën ashtu edhe për beben e saj, një foshnjë e seksit femër plot 4 kilogramë.
Vetëm pas 6 muajsh do të mund të mësojmë nëse fëmija do të rezultojë ose jo bartës i virusit HIV. E ndërsa shtetet e zhvilluara europiane ia kanë dalë mbanë me sukses deri në fund me raste të tilla, do të mbetet të shohim nëse edhe mjekësia shqiptare dhe kjo nënë e re bashkë me foshnjën e saj do ta kalojnë me të njëjtin sukses sprovën, ku rezultati që pritet është një fëmijë i shendetshëm pa virusin Hiv/Aids.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›