Digjet makina e agjentit te antidroges ne Gjirokaster
Një automjet në pronësi të një agjenti të antidrogës në Gjirokastër u përfshi nga flakët mëngjesin e së shtunës.
Ngjarja raportohet të ketë ndodhur në lagjen “18 Shtatori”. Burimet policore bëjnë me dije se automjeti tip BMV me targa AA 571 CV ka marrë flakë në pjesën e pasme dhe i përket një specialisti të Sektorit Kundër Narkotikëve në Drejtorinë e Policisë Gjirokastër.
Si pasojë e flakëve gjysma e automjetit u dogj, duke shpëtuar vetëm motori. Nga hetimet paraprake dyshohet që zjarri të jetë i qëllimshëm për shkak të detyrës, po nuk përjashtohet mundësia e ndonjë shkëndije elektrike.