E Diel, 1 Nëntor 2026

Ne Shqiperi numri i te prekurve nga HIV/AIDS ka shkuar ne 555 persona

“Është më e lehtë ta parandalosh se sa të jetosh me virusin” është ky mesazhi i një gruaje që prej vitesh bashkëjeton me virusin HIV dhe shkon për të gjithë ata persona që kanë qofte dhe dyshimin më të vogël se mund të jenë infektuar. Të shmangin druajtjen dhe të testohen
Për 11 muaj janë shënuar 70 raste të reja, 4 prej të cilëve janë fëmijë. Kryetarja e shoqatës së personave me hiv-aids sqaron shkakun e infektimit të fëmijëve.
“Në Shqipëri numri i të prekurve nga HIV/AIDS ka shkuar në 555 persona. 70% e të prekurve e kanë kapur në fazë të vonë. Në 93% të rasteve virusi është transmetuar në rrugë seksuale në 4% nga nëna tek fëmija dhe vetëm në 3% të rasteve nëpërmjet gjakut”

UNAIDS: Përparim në parandalimin dhe trajtimin e HIV/AIDS-it
Sot është Dita Ndërkombëtare e SIDA-s, e cila ka për qëllim të tërheqë vëmendjen për pandeminë që shkakton përhapja e virusit HIV.

Mekanizmi i Kombeve të Bashkuara për AIDS-in, UNAIDS, ka bërë të ditur se gjatë dy vjetëve të fundit është shënuar përparim i rëndësishëm në parandalimin dhe trajtimin e HIV/AIDS-it.

Sipas tij, infeksionet e reja kanë rënë përgjysmë në 25 vende, ndërsa vdekjet që ka shkaktuar AIDS-i globalisht, janë zvogëluar për një të katërtën që nga viti 2005.

UNAIDS-i, megjithatë, thotë se Evropa Lindore dhe Azia Qendrore janë rajonet e vetme ku prevalenca e HIV-it mbetet e lartë.

Ai vë në dukje se numri i njerëzve që jetojnë me HIV në këto rajone është trefishuar që nga viti 2000.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›