E Diel, 1 Nëntor 2026

PS do propozojë edhe reduktimin e TVSH-së për çmimet e energjisë elektrike

Socialistët do propozojnë në Kuvend së shpejti që të reduktohet TVSH për çmimin e energjisë elektrike. Këtë nisëm e prezantoi në mbledhjen e grupit parlamentar, kreu i PS, Edi Rama. Ai tha se kjo nisëm vjen pas asaj për heqjen e TVSH-së për ushqimet bazë. Propozimi i PS për uljen e TVSH për energjinë elektrike do lehtësojë konsumatorët nga faturat, që do bëhen edhe më të fryra për shkak se çmimi i energjisë do rritet sërish.

Pas depozitimit tonë në parlament të nismës për heqjen e TVSH-së për ushqimet bazë dhe në pritje të reagimit të qeverisë, do përgatisim nismën për reduktimin e TVSH-së së energjisë.

Muaji shtator ishte një muaj pozitiv në punën e grupit parlamentar. Këtë muaj do rrisim performancën, duke treguar përditë e më qartë se kush jemi, si duam të funksionojë ky parlament dhe si do e qeverisim vendin ne, tha Rama.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›